Zbardhen detaje të reja nga atentati me minë të telekomanduar ndaj Preng Gjinit në Tiranë.
Ditën e atentatit, Gjini është ndjekur një një person rreth 30 vjeç i veshur me xhinse dhe një bluzë të zezë.
Ai mbante një çantë të kuqe, ndërsa mësohet se ka folur në gjuhën italiane. Gjithsesi, policia dyshon se ai është shqiptar dhe komunikimin në gjuhë të huaj e ka bërë për të humbur gjurmët.
Kamarierë të një lokali afër perimetrit ku ndodhi shpërthimi i thanë grupit të hetimit se ky person i kishte pyetur në gjuhën italiane.
Prokuroria e Tiranës dhe grupi i hetimit të Krimeve të Rënda kanë identifikuar një person që shfaqet në kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi
Nga hetimet, dyshohet se personi që lëvizte me këtë makinë është i afërm i familjes Reçi, familje me të cilën Preng Gjini është në hasmëri.
Preng Gjini mbeti i plagosur në atentat, ndërsa dje është dërguar për kurim në Turqi.
Dyshohet se shkak i atentatit është hakmarrja mes dy fiseve në Rreshen, Reçi dhe Gjini, për zonat e drogës.
Mes dy fiseve ka patur 5 viktima, por dje vëllezërit e familjes Reçi deklaruan në polici se nuk kanë lidhje me ngjarjen.