“U takuam edhe një herë": Çfarë tha Azem Hajdari përballë Fatmir Haklajt, para se të vritej

24 Shtator 2020, 09:23Kronika TEMA

Gazetari Ferdinand Dervishaj ka folur për vrasjen ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari jashtë selisë së Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Dervishaj zbuloi se cila ishte fjala e fundit që Hajdari i tha Fatmir Haklajt para se të vritej nga ky i fundit.

“U takuam edhe një herë,”.

Sipas Dervishaj, kjo ishte fjala e fundit e Azem Hajdarit kur u takua me Fatmir Haklajn në 12 shtator 1998, dhe më pas sipas dëshmitarëve, nxorri armën.

Mbrëmjen e 12 shtatorit, Fatmir Haklaj i shoqëruar nga Jaho Mulosmani dhe Naim Çangu, shkoi para selisë së PD-së.

Sipas Mulosmanit, ata kishin shkuar për të takuar një mikun e tyre nga Tropoja.

Por jashtë kishte dalë deputeti Hajdari dhe pastaj dihet se çfarë ndodhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje