Thirrja 'Allahu Ekber' alarmon Francën, dyshohet për bombë tek Kulla Eiffel. Policia evakuon turistët e vendasit

23 Shtator 2020, 13:29Kronika TEMA

Alarm për bombë në Francë. Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë, pas një kërcënimi se tek Kulla Eiffel është vendosur bombë.

Policia ka evakuar menjëherë qytetarët që ndodheshin aty dhe ka vendosur një perimetër sigurie.

Mësohet se një burrë ka thirrur “Allahu Ekber” dhe ka kërcënuar se “do hedhë në erë kullën”.

Dhjetëra policë të armatosur kanë rrethuar Kullën Eiffel në Paris pasi dyshohet për një sulm terrorist.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një person ka thërritur “Allahu Akbar” dhe më pas ka thënë se “do të hedhë në erë gjithçka”.

Kjo ka ngritur në këmbë autoritetet në Paris dhe menjëherë është vendosur perimetri i sigurisë dhe po evakuuohen të gjithë vendasit dhe turistët.

Policia e Parisit ka rrethuar një zonë të madhe përreth monumentit në kryeqytetin francez dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë larg ndërsa oficerët po inspektojnë zonën për të zbuluar nëse kërcënimi është real.

Sipas këtyre mediave, një telefonues anonim i tha policisë se ata kishin vendosur një bombë në vendin, i cili normalisht vizitohet nga dhjetëra mijëra njerëz çdo ditë.

Pa cituar një burim, gazetari Amaury Bucco, postoi foto të kordonit të policisë dhe pohoi në Twitter: Perimetri i Kullës Eiffel është i rrethuar, operacioni i policisë në vazhdim, një burrë bërtiti Allahu Akbar dhe kërcënoi të hidhte në erë gjithçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje