Humori: PD voton kandidatët për deputetë, me listë bosh

24 Shtator 2020, 19:59Politika TEMA
Humori: PD voton kandidatët për deputetë, me listë bosh

Partia Demokratike prej muajsh është duke proklamuar faktin, se këtë radhë, kandidatët për deputetë do t’i zgjedhë baza e partisë.

Ose më saktë do i propozojë, se pastaj vendimin përfundimtar natyrisht që e merr Lulzim Basha, ndaj e gjitha që bëhet prej muajsh, është thjesht një shou.

Por një shou qesharak.

Fjala vjen, në Skrapar, siç shihet nga fleta e mëposhtme, do të votojnë se kush do të jetë kandidat për deputet, por në fletën e votimit nuk ka asnjë emër.

Se për çfarë do të votojnë, kur s’kanë emrat, nuk merret vesh, por me sa duket emrat ua kanë lënë surprizë dhe ua thonë të dielën, kur dhe do të votojnë.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje