Realiteti i ri politik pas ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut nuk e ka stepur kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, që të shohë mundësinë e daljes me siglën e partisë së tij në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Nuk është një përgjigje diplomatike. Ne kemi prirjen për të garuar, për të dalë me siglën e Partisë Agrare Ambientaliste”, thotë Agron Duka.
Duka thotë se ligji i ri për zgjedhjet dikton një tjetër mekanizëm për maksimalizim të votës, duke mos përjashtuar tre opsione të mundshme:
“Mundet të shohim mundësinë e një koalicioni tjetër, përveç asaj të PD-së, mundet të shohim koalicionin me PD-në, por mund të shohim edhe mundësinë e daljes më vete të PAA”.
Vendimi thotë se diktohet nga forma e re e koalicioneve paraelektorale, që maxhoranca kërkon të imponojë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor:
“Do të duhej në një listë të vetme disa aleatë të PD-së, rreth 10, për të patur nga një kandidat dhe shkojmë në 12 qarqe 120 kandidatë.
Atëherë ne dhe të PD-së gjithsej 20, kështu që ngushtohet aq shumë kjo mënyra për të garuar, sa që formacionet politike natyrisht që nuk ndjehen komod”.
Preferon të flasë me gjuhën e kryediplomates amerikane, kur i referohet rrotacionit të pushtetit, që sipas tij, do sjellë opozitën në qeverisje në 25 prill, pavarësisht tentativave që Duka thotë se po përdor Rama me ndryshimet kushtetuese:
“Siç e ka thënë dhe ambasadorja amerikane, rotacioni është gjithmonë i shëndetshëm”.
Pavarësisht se është i hapur për koalicione, Duka mohon të ketë patur oferta nga Edi Rama për të kaluar në kahun tjetër të politikës.
gazeta me e degjeneruar kjo eshte tema, ai thot skam oferte nga rama ju thoni pret oferta. me felliqsira se ju ska ne medja
Mendoj se për Parti Agrare Ambjentaliste e ka fatkeqësinë prej Kryetarit kokë tul Zvaranikut pa shtyllë kurizore e vizjon politik për misjonin që ka ky subjekt politik i cili duhet të ketë një fytyrë për gjithë shqiptaret ,Mjedisi e Bujqësa janë jetike dhe domozdoshmëri e përherëshme prandaj ajo duhet të jetë gjithmone pjesë e përherëshme e porlamentit dhe e mirë qeverisjes . prandaj dhe llogjikisht ajo duhet të dalë gjithmonë si subjekt polikik para zgjedhor i Pa Varur .Ndryshe qartazi kyKryetari Agron Duka duhet të largohet, të thyejëqafën se ky subjekt politik nuk ka lidhje me aferat e pazart që ky politikian paçavure po demonstron nga koha që po e heq zvarëkete parti në mënyrën me rrugaçërore .