Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, Kim apel juristëve: Përgjigjuni thirrjes për t’i shërbyer vendit

24 Shtator 2020, 17:17Politika TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka kushtuar një tjetër postim në Twitter krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke falenderuar Presidentin dhe Kreun e Kuvendit, kryediplomatja ka një apel edhe për juristët shqiptarë.

“Faleminderit presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të parlamentit Ruci për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Kushtetuese.

Ne shpresojme se juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre.

Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan ambasadorja. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje