Lulzim Basha nuk i ndal mashtrimet publike ndaj qytetarëve të Tiranës dhe në mënyrën më të shëmtuar vijon ta përdorë fatkeqësinë e tërmeteve, që tronditën çdo shqiptar, për të bërë fushatë. I bindur se gënjeshtra dhe shpifja janë alternativa e vetme që mund t’i ofrojë Tiranës, Lulzim Basha nxorri sërish sot spikeren e tij për të rrëmuar në fatkeqësinë e familjes së Shpëtim dhe Valbona Ramës në Njësinë 4.
Por, gënjeshtrat e ulëta të spikeres së Bashës, të cilën duket se e kanë kapur ethet e listave, hidhen lehtësisht poshtë:
Familja e Shpëtim dhe Valbona Ramës është ndihmuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, si në rastin e tërmetit të 21 shtatorit, ashtu edhe të 26 nëntorit 2019. Pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit, familja Rama ka përfituar një dëmshpërblim prej 296 mijë lekësh, të cilat janë tërhequr pranë Postës Shqiptare nga z. Shpëtim Rama me firmën e tij.
Mandej, kjo familje është përfituese e dëmshpërblimit edhe për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Më 30 nëntor 2019, katër ditë pas tërmetit, Instituti i Ndërtimit e ka vlerësuar shtëpinë me nivel dëmi DS2, duke e kaluar në listën e familjeve që përfitojnë dëmshpërblim për riparimin e dëmeve. Akt konstatimi shpjegon se dëmet e konstatuara janë “çarje e hollë e suvasë mbi kornizë dhe në muret bazë, nuk ka dëme në strukturë”.
Në zbatim të akt konstatimit të Institutit të Ndërtimit, Bashkia e Tiranës ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore për dëmshpërblimin e familjes në fjalë. Me vendim të Këshillit Bashkiak nr. 81, datë 27.07.2020, “Për miratimin e listës së përfituesve nga granti i rikonstruksionit”, familja e Shpëtim dhe Valbona Ramës rezulton përfituese e dëmshpërblimit në vlerën 1 milion e 750 mijë lekë. Z. Shpëtim Rama ka firmosur edhe kontratën e grantit të rikonstruksionit dhe së shpejti, mund t’i tërheqë paratë në një nga sportelet e Postës Shqiptare.
Rasti i familjes së Shpëtim dhe Valbona Ramës është mashtrimi i 6 me të cilën PD-ja përpiqet të gënjejë qytetarët e Tiranës.
Por, meqenëse për Lulzim Bashën nuk ka rëndësi fakti se e ka shndërruar Partinë Demokratike në agjenci ‘kap ça të kapësh’, kurse spikeret e dënuara nga gjykata për shpifje, në prodhuese ditore fake news-esh, i bëjmë thirrje, që të paktën, të mos përdorë fatkeqësitë e njerëzve për përfitime politike.
Hiqni dore nga pislleqet dhe llumi qe hidhni poshte e lart , nuk vihet ne qeverisje me menyra te tilla , iken kohet o plera , beni nje fushate te ndershme , pa Salianjer , Bardher , apo ai kafsha qe sogji shkollen ne Shkoder , dhe nese e bindni popullin le tju votoje , asnje problem , por jo te besh te zezen te bardhe , te shpikesh si kanceri digital …………iken kohet kur jepnit popullit sapunin per djath si ne Shkoder me vrasjen e 4 qytetareve shkodran , se gjasme i vrau sistemi i kaluar dhe Partia Socialiste , dhe populli shkodran e hengri sapunin dhe e lau purtha per vite e vite deri sa ju mesoi se kush ishit dhe jeni , prandaj hiqni dore nga metodikat e peshtira , u diskretetuat komolet ……
Cdo “denoncim” i opozites jashteparlamentare e ne vecanti e PD eshte i bazuar ne genjeshter,mashtrim,manipulim.Asnje prononcim te kesaj opozite nuk duhen e nuk ja vlen te merren parasysh.Asnje here e ne asnje kohe rrena,mashtrimi e manipulimi nuk kan qene kaq te rendesishme per ideollogjin e kesaj partije.Ku po shkon ky grup genjeshtaresh,manipulusish e mashtruesish te grumbulluar ne PD????. Gjunaf….