Kodi Zgjedhor, Murrizi: Mendoni se do na e hidhni me pragun 3%, po ata që kandidojnë si deputetë të pavarur!? Bylykbashi e Gjiknuri, dakord

24 Shtator 2020, 13:33Politika TEMA

Deputeti Myslim Murrizi gjatë diskutimeve për Kodin Zgjedhor në Kuvend ka thënë se përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri dhe ai i opozitës Oerd Bylykbashi, kanë rënë dakord paraprakisht me njëri-tjetrin që drafti i PS të kalonte për diskutim.

“Dëgjoje mirë Damian se je jurist i mirë. Edhe pse ke punuar në SHIK, mjo pak por 5 vite.

Neni 8 i Kusshtetutës që lejon të kandidojnë deputetë të pavarur, si do ti ndaloni. Deputeti Tomë Doshi ka marrë një mandat në Shkodër.

Toma, Murrizi, Ulsiu si mund t’i ndalojmë të kandidojnë me mandat deputeti, me pragun 3% që keni vendosur ju?

Ju mendoni që po na e hidhni. Ju mendoni që me transfertë votash apo klering do kapërceni atë që ëndërroni dhe ua kanë kërkuar vëllezërit tuaj.

Të jesh i bindur Zoti Balla se ai draft ka marrë më parë shkeljen e syrit nga sivëllau i Damianit”, tha Murrizi.

Deri në këto momente në Kuvend janë depozituar për diskutim dy drafte për ndryshimet Kushtetuese në Kodin e ri Zgjedhor, ai i mazhorancës që propozon veç të tjerash pragun 3% dhe ai i opozitës brenda parlamentare me prag 1%.

2 komente në “Kodi Zgjedhor, Murrizi: Mendoni se do na e hidhni me pragun 3%, po ata që kandidojnë si deputetë të pavarur!? Bylykbashi e Gjiknuri, dakord”

  1. Demokrati i vërtetë says:

    Të gjithë mendojnë për kokën e vet. As të partisë e as të popullit. Njëri thotë prag 5%, një 3% një tjetër ule-ule dhe propozon 1%! Unë do thoja psh fare pa prag… Po t’i lëmë shakatë. Pse nuk u referogen gjithë praktikave europuane, të 47 vendeve të saj. Nëse ndonjë e ka pragun 1%, atëhere pse të mos e kemi edhe ne dhe mbyllet sherri. Ama nëse nuk ka apo nuk gjëndet konsensusi, sigurisht që sipas gjithë praktikave demokratike, për mirë apo për keq vendos shumica. Tingëllon si arrogancë? Po, por zgjidhja dihet. A nuk është qëllimi kush fiton pushtetin? Atëhere presim 25 prillin, shkojmë në zgjedhje dhe fiton ai që merr më shumë vota. Të tjerat janë pordhë me rigon….

  2. ida says:

    Une them pragu te jete 0 % !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje