Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes LSI-PD dhe PS.
Përmes një statusi në twitter Kim shkruan se çdo propozim përtej marrëveshjes së 5 qershorit duhet të jetë në mirëbesim.
“I kujtojmë Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe udhëheqësve të tjerë për zotimet që kanë bërë përsa i përket 5 qershorit dhe çdo ndryshimi tjetër përtej kësaj marrëveshjeje.
Angazhimi, propozimet dhe kundërpropozimet duhet të bëhen me mirëbesim. SHBA do t’ju mbështesë gjithmonë, por ju, udhëheqësit politikë jeni pala përgjegjëse për këtë”, deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Ndërkohë në korrik, po për marrëveshjen e 5 qershorit, Kim pati shkruar: “Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprim domethënës kombëtar. Gjë e mirë që Këshilli Politik u rimblodh për të marrë në konsideratë masa shtesë përtej 5 qershorit. Të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në mirëbesim, të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën”. (TemA)
Kjo qenka kujtese per Bashen, jo per Ramen.
Basha duhet qe ta mirebesoje Ramen. Mos te kete frike se ja ka me te hedhur.