Loja e shëmtuar e PD-së me mjekët për përfitim politik, në një situatë “lufte”

24 Shtator 2020, 11:22Politika TEMA
Loja e shëmtuar e PD-së me mjekët për përfitim politik,

Disa mjekë dhe infermierë kanë mbajtur sot një protestë të shkurtër.

Ata kanë pasur disa kërkesa:

“Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Protesta u paralajmërua nga Lulzim Basha në fakt që të enjten e kaluar, por ajo është mbajtur vetëm sot, pasi pikërisht Basha i mblodhi disa prej tyre në selinë e PD-së.

Megjithatë, pavarësisht prapavijës politike të protestës, një grup mjekësh janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT-së, Enkel Joti, në Kryeministri.

Por menjëherë pas përfundimit të takimit, në prej mjekëve, ka vijuar lojën e ndyrë të PD-së, për përfitime politike.

Përfaqësues i Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, Ibrahim Bruka, kirurg në QSUT është shprehur se ata në fakt nuk janë pritur as nga Rama, as nga Manastirliu, por nga këshilltarët e tyre.

Gjë që në fakt nuk është e vërtetë, pasi pas takimit ajo doli në konferencë për të folur me një prej mjekëve të pranishëm në takim.

Por pse do të gënjente Bruka?

Arsyeja është e thjeshtë: Ai është propozuar për deputet nga PD-ja, në Qarkun e Kukësit.

Dhe për këtë, me sa duket ka vendosur t’i bëjë shërbimin e nevojshëm, partisë.

Kujtojmë që, përveç kandidat, vite më parë ai ka qenë deputet i PD në Tropojë.

(TemA)

10 komente në “Loja e shëmtuar e PD-së me mjekët për përfitim politik, në një situatë “lufte””

  1. vjosa says:

    Keta jane mjeket kryehajdut qe nuk te ngasin me dore po nuk pagove, prandaj vdesin njerezit qe skane per te paguar.

  2. Shkodrani pa buke says:

    Ky Ibrahimi eshte nje kirurg me i pa afte dhe rushfetci me damke ne QSUT ,kerkoka qe te shpallen deshmore ata qe ne muajin maj u “turen si te babezitur ” pacienteve sepse ishin izoluar duke mos mare asnje mase parandaluese ,kam qene vete ne QSUT ne muajin maj dhe nuk mbante njeri maske .Ata ne vend qe te kerkojne sigurimin e tyre finaciar ne rast te axidenteve mjeksore qe nuk kane qene te pakta kerkojne siguracjon jete ,keta jane nje tufe injorantesh qe eshte turp qe kane uzurpuar sindikatene e QSUT ku ka qene kryetar Tritan Kalo.Me vjen keq per doktorin e infektivit qe eshte bashkuar kesaj tufe injorantesh dhe vegla qore te PD

  3. kasemi says:

    Qelbesirat, me qe merren me politike zhdukni nga qsut, nuk i duhen asnjerit, ato vetem mjeke nuk mund te jene. Plehra.

  4. Titvasil shkollëshumi says:

    Nuk është faji i letrës higjenike që përdoret. Ajo për atë punë është për të fshirë bythën.

  5. John says:

    Me falni tju bej nje korigjim Ibrahim ka qene deputet ne paskuqan I pd njihet si militant po ata qe e luajne fshihen pas ibrahimit thjesht eshte nje gjuz i pd qe dikur sali vdekja I rrihte me shpulla po ju te temes nuk ju pelqen e verteta vashdoni merni per serioz delfinet qe ka lene saliu gjithandej. Po Rama ka mare nje keshille nga nje mjek qe priste ramen ne opozite po si duket tani po ve zbarim ate qe I thane 2013.

  6. qytetari says:

    Deri kur do vazhdojne ta ndyjne kete vend pa fund me gjthe llojet e veset te pista raca e shpellareve?.
    Dhe asnjeri nga pushteti,nuk ja u nxjerre pasqyren para surratit dhe ti jape ate qe meriton.
    Sindikatat tere kohen kane qene te vdekura,dhe nga na doli kjo “sindikate“ prej kater lokesh?
    Mjeket e nderuar dhe heroik ne profesionin e tyre,ne vijim te respektit per vetvehten,duhet te prononcohen se kush jane keta sharlatan dhe kush i dirigjon ata?

  7. Luli says:

    Race e ndyre e mjekeve hajduta
    Ne gjithe Boten mjeket jane humanitare dhe nuk meren me Politik
    Ne Shqiperi ndodhe e kunderta , si cdo gje , Kundra Botes
    The pastaj thuaj se mund te behet Shqiperia , Shqiperia ashtu ka qene dhe ashtu dote ngelet me kaeta njerez Bastard qe ka

  8. Albani says:

    Kue shikoj dhe lexoj bemat e ketyre Brukeve me kthehet shpejte mendja dhe them me vete : kurre nuk duhet te kthehem ne shqiperi perderi sa te zhduket kjo rrace e ndyre keta tipa qe kane turperuare veten dhe fshatin prej nga vijne . Turp dhe me e pakta duhet te zhduken nga QSUT.E kete veprim per detyre e ka ekzekutivi qe drejton dhe jo llapaqenet qe rrine rrugeve dhe gjasme bejne politiken e Lulushes qe ju harrofte emri.

  9. Askushi says:

    Po bejn detyren dhe ne si popull i jemi mirenjohes por kur politika i perdor ktu fillon dhe perbuzja.kerkojn te jen deshmor kur dihet qe po bejn detyren.po sa njerez kan vdekur duke bere detyren neper lloj lloj punesh.kjo eshte e tepert.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje