Armand Duka hedh në "sulm" Metën, për t'i bërë presion Ramës

23 Shtator 2020, 20:25Politika TEMA

Ilir Meta thotë se vendi ndodhet në krizë të thellë institucionale në të gjithë sektorët. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit ka reaguar për ngërçin më të fundit, atë të bojkotimit të kampionatit të futbollit.

Sipas tij, qeveria duhet të gjejë një zgjidhje përmes dialogut me Ligën Profesioniste të Futbollit në mënyrë që të rinisë kampionati i futbollit. Ky aktivitet është ndërprerë për një kohë të pacaktuar, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana qeverisë.

“Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët. Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020 / 2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të mënjëhershme.

I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore”, shkruan Presidenti Ilir Meta.

5 komente në “Armand Duka hedh në “sulm” Metën, për t’i bërë presion Ramës”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Do para.. Ben bixhoz sa munden duke u perjashtuar dhe nga UEFA dhe sbejne dot me kumar.. E ka kthyer “Don” Duka futbollin ne mafia.. Dhe vetezgjidhet si tja doje menderja.. Jo or jo krenari ke mundjen dhe peshat se per futboll vetem bixhoz ke. E faktuar..

  2. skraparlliu says:

    Ky rrushi e di veten se e degjon dhe beson kush.Damka like hajduti ska per tju hequr as niperve te tij e jo me femijeve ,u be si puna e Osman Pordhes qe edhe kur u kthye nga kurbeti po me ate emer e therrisnin

  3. Ilir says:

    LEGENA! Ju duheshit lene me ato kenetat ku luanit 7 vjet me pare. Edi Rama ju beri me tre stadiume te medhenj modern, e ju dha dore te rregulloni sa e sa te tjere, por ju doni meten e berishen qe ne 20 vjet bene nje MUT per futbollin . Mosmirenjohes,i mbaruan pazaret me bastet, shiten sa deshen, tani Duka po ndihmon duken tjeter, vellain me Co. Ju jeni prapambetja e Shqiperise, turpi i saj. Duke filluar ti beje presion qeverise perpara zgjedhjeve,Armand Duka po ben politike, dhe kete e kupton edhe bufi. TURP!

  4. klemi says:

    Ore like nuk eshte pune bashkepunimi, eshte pune parash ore debil. Jepi ti parate e tua dhe te lesh e lise dhe zgjidhet problemi lehte fare. Hajdut, kerkon te zhvatesh qytetaret per te pasuruar duket dhe hajdutet e krimit.

  5. Patjetër more debili ynë.
    Çfarë do llojë aktiviteti, sporti, ngjarje apo personazhi që të jep mundësinë të llapësh duke shpresuar se akoma gęzon popullaritet si patriotë I flaktë, është krenari kombëtare!
    Fute edhe Sazan Gurin me dhallën e nëna Minon me byrekun te “krenari e kombit” .
    Thjesht, po përdhunonë institucionin e presidencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje