Meta merr në mbrojtje opozitën dhe sulmon Ramën: Bëri lëshim shumë të madh qe hoqi dorë nga qeveria tranzitore, këmbëngula unë! Për fajtorin do bëjmë ndëshkimet e merituara

24 Shtator 2020, 14:24Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se ka mbetur edhe pak kohë për të reflektuar për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe që Shqipëria të kthehet në kursin e duhur për të përmbushur kushtet për hapjen e bisedimeve për pranimin në BE.

Ai tha se nëse nuk respektohet marrëveshja ka vetëm një fajtor, të cilin e akuzoi se vendos fatin e tij para fatit të shqiptarëve.

“…Është përmbushja e të gjithë atyre prioriteteve që kanë të bëjnë me çeljen e negociatave dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësimin dhe përmbushjen e kushteve.

Maqedonia e Veriut ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe ka treguar se ka një klasë politike të përgjegjshme, që merr përgjegjësi, që realizon zgjedhje të lira e të ndershme, që respekton votën e qytetarëve dhe shpresoj që kjo të arrihet dhe në vendin tonë.

Por nga sjellja antikushtetuese që goditi marrëveshjen e 5 qershorit tregon që jemi në kurs të kundërt.

Çështja e hapjes së listave është çështje që i takon palëve. për mua si president mbetet e rëndësishme respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit.

Unë u përpoqa të jap kontributin tim, që opozita të mos vendoste si kusht, qeverinë e përkohshme. opozita bëri lëshimin shumë të madh duke pranuar të mos vërë një kusht të tillë, duke mbyllur një marrëveshje për të ardhmen e shqiptarëve.

Unë mendoj se ka mbetur dhe pak kohë për të reflektuar dhe uroj të ketë reflektim, përndryshe kuptohet që përgjegjësia do të jetë e vetëm një fajtori.

Nuk do të ketë dy fajtorë, as 4 nëse shkelet marrëveshja, vetëm një. I cili për fatin e tij personal, vë fatin e 4 mln shqiptarëve.

Çështjet shtetërore dhe interesi kombëtar janë të paprekshëm dhe duhet të respektohen njësoj nga të gjithë.

Kush mendon se fati i tij është më i rëndësishëm se e ardhmja europiane e Shqipërisë e ka shumë gabim”, deklaroi mes te tjherave Meta.

Kreu i shtetit me pas ka nenvizuar se “per fajtorin do te bejme ndeshkimet e meritura pas 25 qershorit”, ndersa ka bere thjirrje qe neser te jene ne mbrojtje te lumit Vjosa!

9 komente në “Meta merr në mbrojtje opozitën dhe sulmon Ramën: Bëri lëshim shumë të madh qe hoqi dorë nga qeveria tranzitore, këmbëngula unë! Për fajtorin do bëjmë ndëshkimet e merituara”

  1. selam musai says:

    KY ESHTE DUCJA I SHQIPERISE….

  2. Moni says:

    Bastard multi..
    Kriminel…

  3. O debil, dikur ishte Saliu kampioni i shpifjeve.
    Tani ke kaluar ti në vend të parë me shumë talent e merita.
    Sot e thua, nesër e mohon, pasnesër e shton.
    Idiot i pa korrigjushëm!
    A s’na thua çfarë u bë me atë organizatën mafioze ndërkombtare që mbante peng prej vitesh vendin dhe ti e zbulove????!!!! Ik, ik aman në vjosë se mos bënë ndonjë zbulim blegtoral si Sazani.

  4. Lymi i Madh says:

    Heroi i kombit ne aksion,ky mund ta shpetoje kete vend,po me nje kusht,qe organet e drejtesise te ribehen simbas modelit doktorit,hajde udheheqes, hajde

  5. altini says:

    Familja me e urryer nder Shqipetaret

  6. nord.al says:

    Cift i neveritshem.

  7. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

    Po,ka vetem nje fajtor,Edvin D’Rama.Mbasi Damian Gjinkuri dhe Rudina Hajdari firmosen marrveshjen e 5 Qershorit,D’Rames i doli gjumi.
    Pyeti Gjinkurin,nese PD dhe LSI kundershtuan per firmosjen e marrveshjes.Jo jo,firmosen menjehere dhe u gezuan shume,i tha Gjinkuri.
    Moos,tha D’Rama,marrveshja qenka ne favor te opozites.Ti i dije permbajtjet e pikave te marrveshjes i tha Gjinkuri,prandaj edhe më
    urdherove te nenshkruaj.Ku i marr vesht une koqe,ju hakerrye D’Rama Gjinkurit.Perse nuk pyete per sqarim,ju pergjigj Gjinkuri.T’ju
    pyes juve qe te dukem un budalla,ju pergjigj D’Rama.Shejtan budalla korigjoi Gjinkuri,qe i kujtoi Kryeministrit se ishte i zyrtarisht i
    semure psiqik.O o,o hajdut,o legen, i tha D’Rama Gjinkurit,ta thyj celularin kokes.

  8. MUT-MUTI

    XHUXHI I BATHLESHES E PYLLIT
    DO PREDHEN KOKEBREHKA ???

  9. Albani says:

    Kemi thene dhe po themi parlamenti ne se egziston te vere dore mbi kete te çmendur nga pasuria dhe te lere popullin rehat te marre fryme lirishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje