“Facebook” ngre bordin mbikëqyrës të përmbajtjes para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

25 Shtator 2020, 10:14Bota TEMA

Facebook konfirmoi sot se do të ngrejë në tetor, pak para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, një bord mbikëqyrës përgjegjës për të vendosur se çfarë përmbajtjeje do të heqë ose mbajë në platformë.

“Ne aktualisht po testojmë sistemet teknike të porositura rishtas, që do t’u japin mundësinë përdoruesve të apelojnë dhe bordit të studiojë rastet”, tha një zëdhënës i bordit.

“Duke supozuar që këto teste shkojnë siç janë planifikuar, ne shpresojmë të hapim thirrjet e përdoruesve midis mesit dhe fundit të tetorit. Vendosja e një procesi rigoroz, parimor dhe global efikas kërkon kohë dhe anëtarët tanë po punojnë shumë për ta vënë në punë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Njoftimi për ngritjen e këtij organi vjen në mes të shqetësimit në rritje ndaj përpjekjeve për të keqinformuar ose manipuluar zgjedhjet e 3 nëntorit përmes rrjeteve sociale.

1 komente në ““Facebook” ngre bordin mbikëqyrës të përmbajtjes para zgjedhjeve presidenciale në SHBA”

  1. Facebook Cabal 2025 says:

    …..ahahhahahhaha, Shqiptaret jane mesuar me censure, diktature dhe kontroll te jetes dhe mendjes dhe e kane te veshtire te kuptojne matane Faceboo -ut

    Pse akoma keni Facebook..per te shitur pordha dhe per te pare vidjot e ed rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje