Nuk justifikoi pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokuroren Donika Prela

25 Shtator 2020, 10:28Kronika TEMA
Nuk justifikoi pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokuroren Donika Prela

KPA ka shkarkuar nga detyra ish-drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën.

Prokurorja Donika Prela kaloi fazën e parë të vettingut në KPK, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, çka solli edhe shkarkimin nga KPA.

Prela ka shfaqur probleme me pasurinë, pasi nuk justifikonte dot dy apartamente, një në Tiranë dhe një në Durrës.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 18.09.2020, ora 09:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore palët paraqitën konkluzionet përfundimtare. Komisioneri Publik deklaroi se i qëndron ankimit, pasi sipas tij, provat e reja të sjella nga subjekti i rivlerësimit nuk arritën të provojnë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit paraqiti kundërshtimet për secilin prej shkaqeve të ankimit, duke i konsideruar ato, të pabazuara në ligj dhe në prova. Subjekti i rivlerësimit, znj. Prela, i kërkoi Kolegjit mosmarrjen në konsideratë të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin e shpalli sot.

6 komente në “Nuk justifikoi pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokuroren Donika Prela”

  1. Prof Dr. Kalec Dega says:

    Pse u munduan kot kur e verteta ishte ne fytyren prej shpellari/shfatari
    =
    Prela viktime dhe kurban i nje sistemi te kapur dhe te kalbur te sundimit marksist -leninist te PPSH.

  2. shoku zenit says:

    Bravoooooo tani e besoj se sistemi i drejtesis po pastrohet
    thjeshte vetem ishte koha te nxjerre keto hajdute nga sistemi drejtesis
    Kjo pela qe shkaterroi cdo gje qe ishte per drejtesi
    Bravo KPA
    Nje kamikaze hajdute me pak

  3. spartak says:

    O ZOT ku je .
    Të gjithë ato që janë shkarkuar nga sistemi i Pa Drejtësisë nga kriteri i pasurisë , pra nuk kanë muajt me justifku mbi bazën e të ardhurave, pasuritë , që vetë kanë deklaruar lirisht , VAJ MEDET, se ç’do i kishte gjet , sikur deklarimin ta bënin me kusht .
    Ky kusht, duhet pa tjetër, jo vetëm për anëtarët e sistemit të Pa drejtësisë , por për të gjithë personat pa përjashtim , objekt i kontrollit nga procesi i VETTINGUT .
    Po nuk u bë kështu , nuk do jetë e largët dita , kur këta , që sot po nxirren gjoja jasht nga dera , nëpërmjet ankimimeve të ndryshme , e lloj lloj marifetesh , do kthehen përsëri në këtë SISTEM , duke u futur nga penxheret , ani se sot prap i rregulluan favoret duke kaluar si avokatë , noterë , e lloj , lloj ekspertash nëpër zyrat ligjore . Madje , në mos kërkofshin dhe dëmshpërblime monetare pagash të mohuara apo prishje imazhi , si ai i trashi , FULLAN 7 miljon dollarëshi që flutiuroi nga THESARI .
    Kush duhet të jetë kushti :
    Në Ligjin për VETTINGUN duhet shtuar vetëm një NEN .

    NENI SHTESE

    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se , mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave , që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
    Edhe njëherë .

    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund , si pikë të veçantë , dhe , me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për t’i plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë disa fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Nxirreni në dritë të diellit gjithë deklarimet ti shikojë e marri vesht populli I thjeshtë , sepse ai ka vuajt e po vazhdon të vuajë nga padrejtësitë e tyre , sepse ai po vritet , poshtërohet e vazhdon të grabitet përditë nga gjithë këta mafiozë të Pushtet-Politikës dhe Sistemiot të Pa Drejtësisë . Populli ja din dhe do ja nxjerri një më një nga të gjitha skutat e marifetet pasuritë e grabitura dhe abuzuara , mbasi aty janë edhe gjaku I fëmijëve të tyre të vrarë , pronat e grabitura të tyre me pushtet, force , kërcënime dhe lloj lloj marifetesh e poshtërsish . Populli nuk po duron më të shikojë gjithë këtë aradhë kriminelësh e hajdutësh që vazhdojnë të rrijnë në politikë , në pushtet , nëpër policira , prokurorira e gjykata e vazhdojnë ti bëjnë karshillik gjakosjes e grabitjes së tij .

  4. veizi says:

    Iku dhe nje hajdute tani prangat dhe sekuestrim te gjitha pasurive
    lenja vetem me shkarkim te ketyre hajduteve do ishte vrasje per here te dyte drejtesis
    gjithesecili qe ka dal me pasurin duhet te pergjigjet para ligjit
    Donika ka dore dhe ne vrasjen e durresit qe ju be atetntat prokurorit ndoj

  5. loku says:

    BANDA E HAJDUTEVE NE DREJTESINE E SALI KRIMINELIT…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje