Nga Ylli Pata
Edhe pse përmendi me emër të dy krerët e politikës, ambasadorja amerikane duket se qëndrimin e saj e kishte më shumë me kryeministrin Edi Rama.
Në deklaratën e djeshme, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka bërë të ditur se çdo shtesë që bëhet nga marrëveshja e 5 qershorit që u arrit me ndërmjetësimin e saj, duket të ketë mirëbesimin e tjetrit.
Pra ajo fraza e Edi Ramës se “nuk e presim PD-në gjithë kohën dhe do e miratojmë vetë Kodin”, duket se nuk quhet e përshtatshme për të dërguarën e Uashingtonit, e cila shtyn në negociata.
Qarqe pranë opozitës kanë shtyrë prej ditësh që ambasadorja amerikane të flasë për çështjen e listave, madje edhe duke e kritikuar ashpër, ndaj ajo dje është ulur dhe ka dhënë një qëndrim, i cili duket se është i fundit për këtë çështje.
Ne do të ndihmojmë konsensusin, jemi dakord që ndryshimet të bëhen me mirëbesim, por përgjegjësia është e juaja, kështu mund të përkthehet deklarata e ambasadores Yuri Kim.
E cila nga ana tjetër e thotë hapur edhe qëndrimin drejtuar Lulzim Bashës, ku i kërkon që të lëvizë e të bëjë draftin e tij për ndryshimet në Kod në lidhje me listat e hapura.
“Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim”, shkruan ambasadorja..
Që do të thotë që i kërkojnë opozitës së Lulzim Bashës që të jetë aktive në procesin e dialogut dhe të bëjë propozimet e saj me drafte konkrete.
Ndërkaq, takimi i ambasadorëve të Bashkimit Europian në Presidencë, duket se do të sjellë edhe njëherë angazhimin e ndërkombëtarëve për të ulur palët në tryezë si më 5 qershor, por sipas gjasave, “pazarin” e madh opozita e mori pikërisht në atë marrëveshje, ndaj dhe Rama ju la të zgjidhnin ç’të donin, që më pas të hapte çështjen e koalicioneve dhe të listave.
Në negociata nuk mund të marrësh gjithmonë maksimumin, por duhet menduar dhe për çështjet e tjera. Së në fund; “daci bie një herë në kos”.
kafshoj jo vetem politikan ,
por edhe ndonji zgjatim ? te tepruar te tyre
mcef pantallonave shalgjate
—
jo se nuk duroj dot ,
por thjeshte e kom instikt Profesionaal ?
helmi im eshte vdekjeprures jovetem per Te Gjotin ,
por edhe bolet qe i ka ne vend te syve ??
—
la la laaa – lu lu lu ,
lodheni kot , hihihu
ku je lyli-lyli lyyyyyyyyyyyyyyyyyy-y-y-Y-y-YYYYYYYYYYYY -liiiiiiii ??
Perkthehet” Ceku i Bardhe” ose ‘peshq dhe ngjala’ nga Karavastaja, lol!
=
Nuk eshte faji i Kim-it qe nuk ka shtet ne Shqiperi…Enver Pasha do ja kishte treguar venin ketyre dobicave, bij dhe bija te PPSH…
Zonja Kim zbaton me rigofozitet plan- projektet e shtetit , te cilit i sherben . Vertet SHBA -te dhe SHqipera kan miqesi , por detyrat jane te vecanta , interesat mund te jene te njejta . Respekti qe zonja ka per Ramen dhe Bashen , eshte i njejti , – planet qe ajo zbaton nga qeveria e saj – , per te dy zoterinjt , jane te ndryshme . Per zoteri Rama , si kryetar shteti , ka nje projekt qe zbaton ; per zoteri Basha ka nje projektplal te caktuar ; Pra respekti eshte i njejt , kurdse planet dhe deturat qe levron , jane te ndryshme .