“Jeni qesharakë, po gënjeni njerëzit sy për sy”! Debat mes Bushatit e Spiropalit, ministrja: Të vërtetat i di i madh i vogël, kemi treguar durim olimpik

24 Shtator 2020, 21:45Politika TEMA

Ministrja Elisa Spiropali dhe analisti Andi Bushati, janë përfshirë në një debat në studion e “Open”.

Duke diskutuar rreth marrëveshjes së 5 qershorit mes PS e PD, Bushati ka akuzuar Spiropalin se po “gënjejnë sy për sy” qytetarët kur thotë se e kanë respektuar atë.

Ndërkohë, Spiropali ka këmbëngulur se qeveria jo vetëm e ka respektuar marrëveshjen, por është treguar “shumë e duruar me opozitë:

Debati:

Spiropali: Koalicionet nuk pengohen

Bushati: Koalicionet siç ishin pengohen

Spiropali: Nuk mund të përcaktosh me një marrëveshje si do jetë sistemi.

Bushati: Nuk bën konsultativ… ata pasi kanë prish 5 qershorin, thonë Këshilli Politik nuk bën

Spiropali: Po ndryshojmë formulën e KQZ keni prish themelin

Bushati: Nuk fitohet me gënjeshtra beteja, duhet ndershmëria

Spiropali: Të vërtetat i di i madh i vogël, kemi treguar durim olimpik

Bushati: Jeni qesharakë

Spiropali: Qesharakë jeni ju që nuk kuptoni që ja qani ju hallin opozitës, ku nuk ja qajnë hallin ata vetes.

Bushati: Ju gënjeni njerëzit sy për sy, tjetër thoni, tjetër bëni

Spiropali: E ke përdorur fjalën gënjeshtër shumë herë, ai që përdor këtë fjalë, mbase ju ka gënjyer dhe ju

2 komente në ““Jeni qesharakë, po gënjeni njerëzit sy për sy”! Debat mes Bushatit e Spiropalit, ministrja: Të vërtetat i di i madh i vogël, kemi treguar durim olimpik”

  1. Jaro leshi, mustaqemuti says:

    Te gjithe kete pseudoanaliste , nuk eshte se duan PD me teper se PS , se keta nga fryn era jane , por keta e kane te gjithe se qeveria Rama si1 dhe 2 , u preu parane e mare pa djerse , u preu reklamen gazetave , u preu financimin shteteror , ketu e kane gjithe urejtjen me PS- ne keta lango , a e dini sa merte ky konoshi ne kohen kur qeveriste PD -ja ???? Mesojeni dhe atje do te kuptoni se perse keta e uryen kaq shume PS , eshte e gjitha interes personal ,mungon paraja pe djerse , mungon financimi nga shteti i gazetave me reklame shteterore , mungojne milionat , jo se mos kujtoni se ju hap barku Andi Bushatit per PD dhe Lul dordolecin , jo mor vla jo , iu pre koromania , e kujt i kercet trapi per karabushin qe nuk ben as per roje godine te PD , dhe jo per Mryeminister .

  2. Z says:

    Bushati dhe Gjekmarkaj si GjergjElez Alija! Dy bura-gra te zihen me grate e tyre jo me Spiropalin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje