Soreca: Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet përparësi kryesore

25 Shtator 2020, 13:43Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca thotë se plotësimi i vendeve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet prioritet kryesor.

Gjatë takimit që zhvilloi me krytetaren e KLGJ, Naureda Llagami Soreca u shpreh se ky këshill luan një rol të kryesor në sistemin e ri të drejtësisë.

“Takova sot Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami. Këshilli luan rol kryesor në sistemin e ri gjyqësor shqiptar.

Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet përparësi kryesore. BE mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor shqiptar.” , shkruan Soreca në twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje