Zbulohet afera seksuale e policëve, marrëdhënie në ambientet dhe makinën e punës

25 Shtator 2020, 21:10Lifestyle TEMA
Zbulohet afera seksuale e policëve, marrëdhënie në ambientet

Një grua 32-vjeçare dhe një burrë 35 vjeç, të dy oficerë policie dhe kolegë, janë pushuar nga puna pasi u zbulua afera e tyre seksuale. Skandali ka përfshirë policinë angleze, ndërsa hetimet u kryen nga vetë kolegët e tyre.

Zoe Philips 32 vjeç dhe Andrew Perry 35 vjeç akuzohen se kanë kryer marrëdhënie gjatë detyrës. Sipas mediave britanike, ata janë përgjuar teksa kryenin marrëdhënie seksuale brenda automjetit të policisë gjatë kohës që kanë qenë në shërbim.

Agjentët e policisë morën një informacion anonim për kolegët e tyre, duke bërë që ata të kapeshin në flagrancë.

Oficeri i policisë që hetoi këtë çështje ka thënë se 32-vjeçarja nuk ishte viktimë, por gjithçka e bënte me vullnetin e saj.

Ai ka sqaruar se dy punonjësit e policisë takoheshin kryesisht në shtëpinë e 32-vjeçares gjatë kohës që të dy duhet të ishin në shërbim.

Pas informacioneve anonime, të dy gjurmoheshin me GPS deri sa u arrit që të kapeshin në flagrancë.

35-vjeçari ka pranuar aferën seksuale me kolegen e tij gjatë kohës që të dy kanë qenë në orarin e punës.

Madje në një prej rasteve, kanë kryer marrëdhënie brenda automjetit të policisë.

Ndërsa 32-vjeçarja ka mohuar që gjatë orarit të shërbimit të ketë patur marrëdhënie me Andrew. Ajo tha se lidhja me kolegun përbën vetëm një sjellje të keqe dhe asgjë më shumë.

Besohet se afera mes tyre ka nisur në fillim të vitit 2018.

5 komente në “Zbulohet afera seksuale e policëve, marrëdhënie në ambientet dhe makinën e punës”

  1. Predatori says:

    Gopisti N’Shrak-ut duhet t’u bëjë një bejte këtyre të dyve.

  2. !!!! says:

    edhe kjo duhet konsideruar lajm ?! edhe me detaje pale !!

  3. Pashe Nerin says:

    Eshte edhe njerëzit komshiu im (pa pune) qe ka bereqet një aferë. Ja ti çoj informacione të me email ti postoni….hajde gazetari hajde…

  4. Hapu Xhipe says:

    Gjynaf mos ti japesh nji berdaf ksaj qe me mjes! Aq me teper qe ka dhe prangat dhe shkopin e gomes me vete.

  5. Bashkepunimi e maredhenja e afert ndermjet Kolegeve
    ne pozicione te tilla ,
    rrit besimin e forcon efektivitetin ne Punen e Policise kunder krimit .
    Te dy , e kan ndjer i duhet ne thellesi te gje,
    dhe e konkretizuar kte Element shume te rendesishem ne profesionin e Policise,
    ne interess te ecurise pozitive e suksesit ne Profesion ne mbrojtje te jetes .
    Te dy e ndjejne si duhet ,posedojn edhe te dhenät perfekte per qe con drejt suksesit e jep kenoqsi
    ne profesione ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje