Policia ruse ka organizuar këtë javë një operacion spektakolar, me mjete të blinduara, helikopterë dhe trupa të armatosur rëndë, por objektivi i tyre nuk ishte ndonjë vrasës apo kriminel i rrezikshëm.
Operacioni u organizua për të arrestuar… “Krishtin e Siberisë”, një ish-polic trafiku.
Sergei Torop, 59 vjeç, u arrestua në “Qytetin e Diellit”
Ai jetonte aty së bashku me 200 besimtarë.
Torop është krahasuar me mistikun e famshëm rus, Rasputinin, pasi duket se mes tyre ka ngjashmëri, duke nisur që nga liberalizmi seksual.
Një gazetar francez që e vizitoi sektin para disa vitesh shkruante se ata jetonin me stilin e hipive të viteve ’60.
Vetë kishte ngjizur 6 fëmijë dhe bënte thirrje që gratë të ndanin burrat e tyre në lidhje poligamie, të quajtura Trekëndëshat.
Teksa burrat prisnin për lejen e grave nëse duhej të sillnin partnere të reja në shtëpi, martesat e tij nuk i mbijetuan këtij eksperiment.
Gruaja e parë e la për një 19-vjeçar, për të cilin pozonte në piktura.
Teksa ndjekësit e tij jetonin nëpër kasolle të improvizuara në të ftohtin ekstrem të Siberisë, ai kishte një vilë luksoze me tre kate, me pajisjet më të fundit.
Mes personave që e ndiqnin nga pas në sektin e tij kishte edhe mjekë dhe avokatë.
Torop kishte shpallur se fundi i botës ishte afër.
Nëse dënohet, ai rrezikon 12 vite burg.
Ai akuzohet për shfrytëzimin e 5,000 ndjekësve të tij rusë – 200 prej të cilëve jetonin me të në Qytetin e Diellit – duke përdorur ‘dhunë psikologjike’ dhe duke shkaktuar ‘dëm serioz për shëndetin e tyre’.
Torop pohoi se duke fjetur me një grua, ai mori përsipër mëkatet e saj dhe kështu e ndihmoi atë të gjente ‘hirin e Zotit’.
I lirë për favoret e tij, ai kishte prirjen për orgji me ‘murgeshat’.
Pikëpamja e Toropit ishte që gratë duhet t’i shërbejnë burrave, ashtu si burrat i shërbejnë Zotit.
Tre vjet më parë ai i tha BBC: ‘Ne kemi një shkollë vajzash fisnike këtu. Ne jemi duke përgatitur vajzat që të bëhen gra të ardhshme, nuse të ardhshme për burra të denjë. ‘
Ne mund të pyesim veten se si një Mesia kishte kohë për hobi të tillë. Por “Kisha e Dhiatës së Fundit” që drejtohej nga Torop, i shkonte pas qejfit atij.
Ai vendosi kalendarin e vet, sipas viteve që nga lindja e tij në 1961, duke na vendosur aktualisht në vitin 59.
Djali i një punëtori ndërtimi nga Krasnodar, Rusia Jugore, ai u rekrutua në Ushtrinë e Kuqe përpara se të punonte në një fabrikë, më pas të ndiqte zbatimin e ligjit që, më vonë ai pranoi, ishte një zgjedhje e çuditshme për “Birin e Zotit”.
“Sjellja ime ishte shumë e ndryshme nga oficerët e tjerë,” tha ai. “Doja t’i falja njerëzit dhe t’i liroja.”
Kjo mund të shpjegojë pse ai e humbi punën në 1989, një vit para ‘zgjimit’ të tij.
Më vonë, ai vendosi që ai ishte “Biri i Zotit” i rilindur.
Me rënien e Perandorisë Sovjetike që solli një fund të papritur të 70 viteve të ateizmit zyrtar në 1991, ai udhëtoi për në Moskë dhe u tha kalimtarëve: ‘Ati ynë qiellor më dërgoi këtu këtu sot’.
Njerëzit ishin të uritur për diçka për të besuar dhe Torop tërhoqi një turmë të etur, duke përfshirë figura të tilla të shquara si kryeprifti i tij i ardhshëm Sergei Chevalkov, i cili në Ushtrinë e Kuqe, kishte qenë një nga njerëzit e ngarkuar me raketat bërthamore të Bashkimit Sovjetik.
Ai shiti shtëpinë e tij, u largua nga puna dhe ndoqi Torop në viset më të egra të Siberisë, së bashku me qindra të tjerë, mes tyre shumë mjekë dhe avokatë.
Për ta fundi i botës ishte afër, dhe Torop u premtoi dishepujve shpëtim për sa kohë që ata do t’i dorëzonin paratë dhe pasuritë e tyre dhe do të ndiqnin rregullat e rrepta në “Dhjatën e Fundit”.
(TemA)
Po pse në Shqipëri ka pak nga “këta” që paskeni vajtur deri në Rusi e na presentoni mashtruesin me mjekër cjapi?!
Të gjithë këta “mendjendritur” e të “zgjedhur nga zoti” i bashkon dëshira e qylaxhiut ose siç thuhej dikur:
Qef o qef, që bënë dervishi
Raki rushi e meze mishi.
Qejf o qejf bën Hafizi, mish në hell pilaf orizi.. Hafizi kishte bërë shkollë, dy vjet për hoxhë në Stamboll..
Ku komenti?
Cmund te presesh nga ruset??
Popull kurvash dhe i degjenrum ne maksimum.
Eh , kohet ndryshuan,
s’jan me ato dikur ,qi # jetoj pushkini,
kur femra s’njihte c’ishte depilimi zogut ,
e priste me mall e ndezur ,ate dallg vlimi ?
sot Krishti s’o mo ai i pari ,
magjistar qi bekonte posht e lart ,
qi posht fustaneve gjuante Mekatin ,
rrebelues cfaqej i kuq flak panxhari
Ai sot kerkon te riktheje ate Pushtet ,
rrembyer tinez ne kte jete ,
prej Djallit qi tana i ban,
joooo si dikur Pushkini
qi shronte Gra e Vajza Fisnike qi i pagzonte Mretnesha
me Shkopin e tij Magjik ,
jo si sot rrethua nga Zemermirat Murgesha
qe hyjne ne shtepine e shpetimit te shpirtit ,
pa frik ,nudo ,pa tesha ,
qiriun mbajn ne dore ,perball Krishtit ,
shkrir ,pikur shalve , si llave e bardh bore
duke thirr flm Zot birin tend Pushkin
qe bekoj bukurin F Ruse – Siberin ?
Zoti jua shtofte finiket e bukurin Omin ?
Ja keshtu i rrine Papuse grekofilet e Temes, ne gjunje. Mire vete, ama e pafalshme eshte qe u cojne edhe femijet e tyre ne shtreterit e ketyre sharlataneve.
Dihet që ka patur e do ketë mashtrues në të gjithë botën e të gjithë kohrat. Këtë e pranojmë edhe pse e dënojmë. Po si i bëhet që ka apo bëhen pre e tyre mijra e miliona të mashtruar? Po këtyre si t’ua bëjmë? Ca e ngatërruar është…..?
Krishti i vertete tha per keto dite: Mateu 24:4,5,24
Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: “Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!
Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: “Unë jam Krishti” dhe do të mashtrojnë shumë njërëz.Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t`i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.
Denimi i tyre eshte afer, kush e nje Krishtin e vertete nuk shqetesohet per te rremet.