Armando Duka: Presidentët do votojnë Edi Ramën po na bëri ligjin, kemi informuar dhe UEFA-n

26 Shtator 2020, 12:21Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së Armand Duka doli sot në një konferencë për shtyp, ku iu dha përgjigje pyetjeve në lidhje me bojkotin e kampionatit dhe situatën aktuale.

“Ne jemi këtu për të zgjidhur një gjë për sportin. Unë personalit e kam shprehur, unë jam personalisht i gatshëm që të takohem me çdo person, vetëm që ligji të behet. Në mbledhjen e Ligës disa nga presidentët kanë deklaruar se po na bënë ligjin do ta votojmë mazhorancën e sotme.

Ndërprerja e sportit nuk është e mirë as 1 orë. Fakti që na ka sjellë sot në këtë sallë dhe ka bërë shumë njerëz të diskutojnë, tregon se nuk është dhe aq i keq bojkoti. Ka shumë që thonë sporti ka 1001 probleme. Për t’i minimizuar këto probleme duhet të bëjmë ndryshime. Do t’i hapë rrugë zhvillimit.

E rëndësishme është të realizohet dhe palët ta shohin me dashamirësi. Në qoftë se do të rrimë në mendimet e pseudo zyrtarëve apo servilëve, nuk do të bëjmë asgjë. Kjo nuk është më shumë se 5 minuta punë. Nuk është ligj individual, është për fëmijët. Po të ishte një ligj për një individ, do të ishte miratuar brenda natës.

Çfarë po kërkon sporti në Shqipëri, po kërkon sa Kosova, një shtet i krijuar 90 vjet mbrapa Shqipërisë, mos themi edhe shifra të tjera. Buxheti që jep qeveria shqiptare është 700 mijë euro. Kosova jep 12 milionë euro.

Pse 12 herë më të këqij se Kosova jemi ne? Nuk bëhet mbrojtja duke thënë që kjo qeveri ka financuar, këtë e këta, po mo i ka financuar, e kemi duartrokitur kur është dashur. Ose merre dhe kopjo Kosovën, Maqedoninë, Hungarinë dhe bëj një gjë për sportin që të jetë e sigurt. Minimum jetik për sportin.

Ne kërkojmë ndryshime ligjore për të përmirësuar sportin. Vetëm Kategoria Superiore sot pagua afërsisht 500 milionë lekë tatime. Nuk është se e tëra është informale, por ne kërkojmë idealen. Do të doja që të sqaronim në këtë dalje publike dhe 3 kërkesat e tjera. Pse ne i konsiderojmë që duhen. Nuk kanë asnjë argument që mund të japin për ligjin e sponsorizimit. Kam dëgjuar argumente të ndryshme. Ne nuk kërkojmë gjëra të mëdha. Bujqësia është jetike, sporti i domosdoshëm. 3 klube janë me borxhe. Nuk janë detyrime fiskale për arsye të aktivitetit, janë të trashëguara, kur janë privatizuar. Qeveria mund t’i falë gjobat dhe kamatvonesat.

E di sa është ndikimi në buxhetin e shtetit, më pak se 1 milionë euro. Le të bëjnë ligjin e sponsorizimit, le mos i falin ato, ligji i sponsorizimit është më i rëndësishmi.

UEFA? Vendimin Liga e ka marrë më 5 gusht. E kemi informuar UEFA-n, në çdo hap që ne marrim. Kemi marrë dhe ekspertizën e tyre. Janë plotësisht të informuar. Janë në dijeni të situatës. Kemi pasur një diskutim me presidentin në Budapest pas finales. Janë të interesuar që çështja të zgjidhet sa më shpejt”, deklaroi Duka.

5 komente në “Armando Duka: Presidentët do votojnë Edi Ramën po na bëri ligjin, kemi informuar dhe UEFA-n”

  1. shoku zenit says:

    haha Duket e krimit
    je ba per sallat more koke thiu

  2. ROK CUBI says:

    I plasi Hajdari,ER,per Hajdara

  3. Ladi says:

    Sa ja qan hallin sportit ky personazh nuk ka as edhe nji qe ti afrohet!!
    Ky ka lon masdore, gru, fmi e katandi, vetem e vetem qe sporti te bohet??!!
    Presidenti duhet te shpike dhe ti jape medaljen e: Heroi i Sportit Shqiptar.
    Mbas kesaj besoj se; te gjithe spordashesit do ta duan aq shume, sa qe do marrin portretin e tij dhe do ta mbajne ne shtepi..

  4. nino says:

    Sa te jete ne krye te FSHF ky hajdut kapo i droves futbolli do te shkok keq e me keq.

  5. rexha 10 says:

    MIRE EDIN PO E VOTON SE DO TE BEJE LIGJIN PER FUTBOLLIN , PO ERION BRACEN KUSHE DO TA VOTOJE ??????????????????EDI.
    JA PRA SE SI MERRET VOTA NE FEDERATEN PER PRESIDENTIN E F SH F.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje