Këshilli Bashkiak padit Voltana Ademin: Tejkaloi kompetencat me aktet ndaj Vllaznisë

25 Shtator 2020, 20:51Sport TEMA

Këshilli Bashkiak në Shkodër ka paditur kryebashkiaken Voltana Ademi për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia.

Vendimet e bëra nga Këshilli Bashkiak për Vllazninë, i ajnë vënë në dispozicion Voltana Ademit, por kjo e fundit i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore.

Referuar faqes QKB rezulton se nga ana e administratorit të K.F Vllaznia janë depozituar për regjistrim akte të nënshkruara nga ana e Voltana Ademit dhe jo akte të nënshkruara nga Këshilli Bashkiak.

Kështu Këshilli Bashkiak pretendon se Voltana Ademi me veprimet e saj ka tejkaluar kompetencat e dhëna me ligj duke mos dorëzuar në QKB aktet e ligjshme të miratuara në mbledhjen e datës 29.05.2020.

1 komente në “Këshilli Bashkiak padit Voltana Ademin: Tejkaloi kompetencat me aktet ndaj Vllaznisë”

  1. Ademi says:

    Pordhe me rigon i thone ketij muhabeti!Ajo eshte e papergjegjeshme kundrejt ligjit sepse eshte e jashteligjeshme ne postin qe mban akoma!Ndaj edhe quhet ne gjuhen popullore ky kallzim “Pordhe me rigon”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje