I trishtuar dhe me lotë në sy Luis Suarez i ka dhënë lamtumirën Barcelonës nëpërmjet një konference për shtyp ku bashkë me të ka qenë i pranishëm edhe presidenti Josep Maria Bartomeu.
Pas 6 vitesh te Barça të mbushur me suksese të shumta “El Pistolero” do të provojë një aventurë të re te Atletico Madrid duke u larguar nga blaugranat me 198 gola të realizuar në 283 ndeshje, shifra këto që tregojnë klasin e uruguianit. Në fjalën e tij Suarez theksoi se nuk e priste aspak një lamtumirë në të tillë mënyrë.
“A e prisja një lamtumirë të tillë? Jo, por ndihem krenar për gjashtë vitet e mia këtu. Kam pranuar vendimet dhe tani do të kërkoj të shijoj aventurën e re.
Të luaja këtu është një ëndërr, një ëndërr që e kam realizuar. Ditët që mbërrita këtu nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam krenar për atë që kam bërë.
Kur më telefonoi Koeman, edhe pse ai ma komunikoi, e dija për largimin. Unë kisha një kontratë dhe vazhdova të stërvitesha derisa të gjeja një sistemim të ri. Tani ndihem gati për një aventurë në maksimum, kam shumë dëshirë për të bërë mirë”.
“Si kundërshtar në Camp Nou? “Do të vij me dëshirë dhe ambicie, më pëlqen sfida e re dhe secili do të bëjë maksimumin për skuadrën e tij. Do të jetë e bukur gjithsesi”, u shpreh Suarez.
Kjo eshte ana komerciale e futbollit modern,ku ty nuk te lejohet te ndjesh gjate,respektin dhe dashurine per lojtarin e zemres te qytetit tend.
Dashuria e dikureshme e vertete njerzore,sa po vjen dhe largohet dhe tjetersohet.
Vitin tjeter ribashkohen tre yjet e futbollit boteror,perse jo tek PSG!Mesi ka kontrate nje vjeçare,Suarez po gjithashtu ndaj eshte gjithnje e mundeshme qe po nuk u largua Presidenti i Klubit te Barcelones do te largohet Mesi duke bere te mundur ribashkimin e treshes sulmuese me te mire ne bote MSN!
Ky sezon qe sapo ka mbaruar pa filluar fale Covid 19 do te sjelle shume te papritura ne skenen e futbollit,ndaj atyre u duhet te mbajne formen sportive ne maksimum!
Uroj qe sezonin tjeter ti shikojme bashke perseri treshen me te mire ne bote Mesi Suaarez dhe Nejmar,tashme te pagezuar MSN.
‘Sportëdashësi’ nuk e di se çfarë moshe ke por as nuk dua të ofendoj me replikën time thjesht jam kurioz të mësoj nga ty se ku është madhështia të shikosh tre lojtarët më të mirë në botë të luajnë në të njëjtën skuadër? ..Barcelona (dhe jo vetëm ajo) me atë budget që ka nuk po ja del dot duke shitur ndeshje dhe jo më me tre më të mirët bashkë. .po nuk pati rivalitet nuk ka interes sepse dihet përfundimi kështu që kot sa e shikon futbollin. .unë që po flas në këtë mënyrë kam qënë shumë tifoz futbolli dhe ndeshjet i ndiqja nga stadiumi pra e mbaj mënt veten time që 15 vjeç nëpër stadiumet e Shqipërisë dhe deri nga 2005..mendoj se kur e kapa ‘situatën’ mu neverit shumë keq futbolli dhe e ndalova automatikisht dhe i zhgënjyer në kulm. .unë sot mendoj se futbolli i sotëm nuk ka asnjë lidhje me futbollin e dikurshëm. .më duhet ta pranoj që është më i bukur më i reklamuar me të ardhura kolosale por është diçka e stisur dhe jo një garë e drejtë dhe e barabartë kështu që nga momenti kur unë besoj se futbolli është kthyer në një biznes që përçon ‘mesazhe’ politike, socialkulturore, sportive etj etj nuk kam më interes për këtë show. .ndofta jam unë gabim sepse stadiumet në botë mbushen plotë e përplotë por ndofta shumica janë moshat e reja dhe kur ta kuptojnë ata lojën kanë vajtur 30 apo 40 vjeç dhe një pjesë mund të tërhiqen si puna ime por pjesa më e madhe vazhdojnë si të hipnotizuar dhe ndjekin një show ku shikojnë se si fluturon ‘një patë e pjekur’ pra luan një skuadër si puna e Barcelonës me budget 600 apo 700 mln në mos gaboj me një skuadër me budget 40-50 mln dhe ‘çuditërisht’ ndeshja vjen barazim apo humbet Barcelona ..menjëherë ndërhyjnë sharlatanët (gazetarët) dhe të mbushin mëndjen se aty qëndron bukuria dhe magjia e futbollit dhe kurrë nuk e vënë në dyshim se kjo ndeshje është e shitur sepse janë të gjithë në kolpo. .ky është globalizmi. .një diçka e pështirë e stisur dhe jo reale ku me luksin ngjyrat e shumta dhe zhurmën mediatike kërkon të na mashtroj ditën me diell. .nejse u zgjata pak me ty ‘sportedashësi’ jo për faktin se dua të mbush mëndjen ty apo dikujt tjetër që të mos bëhet vegël në duart e sharlatanëve të globalizmit por më tepër dua të nxjerr atë dufin tim të zhgënjimit. .edhe një sport që kishim e që na jepte kënaqësi dhe ishte diçka e popujve na e morën, na e vodhën. .dikur futbolli quhej sporti popullor sepse i përkiste vërtet popullit sepse lojtarët ishin vërtet të dalë nga populli dhe atëherë të gjithë luanin për fanellën e lagjes të ndërmarrjes ku punonin të fshatit të qytetit luanin drejt dhe pa menaxherë nga pas atëherë nuk njiheshin ‘bookmakers’nuk kishte lojtar që kushtonte 200 300 apo 500 mln usd. .ja këto gjëra mendoj dhe më vjen për të vjellë. .nejse gjithësekush kur ndihet mirë me futbollin e sotëm mirë bën që e ndjek. .njeriu ka nevojë edhe për gënjeshtra e hipokrizi. .ka nevojë edhe për heronjë prej letre sikurse edhe për yje si puna e Messit apo Ronaldos ..