Luis Suarez është larguar përfundimisht nga ekipi i Barcelonës. Shumë vite kontribut me katalanasit dhe tani ka ardhur momenti që lojtari të largohet për një tjetër aventurë te Atletico Madrid.
Momenti i fundit i largimit është përjetuar së tepërmi nga Suarez që ka qarë si një fëmijë.
Teksa po largohej nga qendra stërvitore e Barcelonës duket qartësisht edhe përjetimi i sulmuesit.
Pavarësisht pengesave të ofruara direkt nga drejtuesit katalanas, kërcënimi se do të bëhej një konferencë shtypi ku Suarez të tregonte gjithë të vërtetat solli edhe zbrapsjen e Barcelonës.