Futbollisti më i pasur në botë transferohet në Portugali

24 Shtator 2020, 09:15Sport TEMA

Futbollisti më i pasur në botë ka firmosur me Maritimon në Portugali. Nuk bëhet fjalë as për Messin, as për Cristianon dhe as për Neymarin, por për Faiq Bolkiah, nipi i sulltanit të Bruneit.

Familja e tij ka një pasuri prej 16 miliardë eurosh, shumë më shumë sesa ajo që fitojnë lojtarët më të paguar në botë.

22-vjeçari Bolkiah ka lindur në Los Angeles dhe është bërë i famshëm që kur u bë futbollist profesionist dhe u mor vesh prejardhja e tij familjare.

Ka luajtur me të rinjtë e Chelsea dhe me Leicester. Pavarësisht se jetën e ka të zgjidhur, Faiq ka luftuar gjithmonë për t’u bërë futbollist dhe kalimi në Portugali është një hap përpara në karrierën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje