Ngjarja tragjike: Triumfi i një vajze që i mbijetoi sulmit me bombë

27 Shtator 2020, 12:51Bota TEMA

Shamsea Alizada, një adoleshente afgane ka një të kaluar tragjike, nga e cila ka arritur të ecë përpara falë inteligjencës dhe vendosshmërisë së saj. Alizada, tashmë 18-vjeçare e dinte përvojën dramatike të luftës, jetoi mes kufizimeve të vendosura nga talebanët dhe e pa vdekjen nga afër.

Gjithçka filloi në vitin 2018, kur Alizada ndoqi Qendrën Arsimore Mawoud, një institut i specializuar për përgatitjen e afganëve të varfër për pranimin në Universitet. Pas një sulmi me bombë në sallë, ajo arriti të shpëtojë mes dhjetra personave që vdiqën brenda, por bashkë me to dhe ëndrra për një jetë më të mirë larg tmerrit të luftës.

Tashmë, vajza afgane ka arritur atë që ka dashur, të ndjekë universitetin.  Sulmi i vitit 2018 dukej i destinuar të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve, por vajza afgane nuk u dorëzua dhe përsëri u paraqit për provimin pranues në Universitetin Kombëtar të Afganistanit.

Me shumë krenari ajo fitoi rezultatin më të lartë në gati 200.000 studentë që morën pjesë. Kjo fitore personale është gjithashtu një fitore ndaj atyre që janë përpjekur t’i vjedhin ëndrrat dhe shpresat e saj. Vajza e minatorit të qymyrit nga Hazara e Afganistanit, tani do të shkojë në shkollë mjekësore dhe një ditë shpreson të studiojë jashtë vendit.

1 komente në “Ngjarja tragjike: Triumfi i një vajze që i mbijetoi sulmit me bombë”

  1. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

    Ne Albanistan endrra e nje vajze minatori nuk do te rrealizohej kurre…….rrofte shoqeria afghane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje