Francë: Nuk përjashtohet një kufizim tjetër për shkak të COVID-19

28 Shtator 2020, 16:07Bota TEMA
Francë: Nuk përjashtohet një kufizim tjetër për shkak

Ne po bëjmë të pamundurën për të shmangur një izolim të përgjithshëm, por nuk përjashtojmë asgjë, theksoi sot për mikrofonin e BFM-TV, ministrja franceze e Tranzicionit Ekologjik, Elisabeth Borne.

“Masat e marra nga qeveria parashikojnë të shmangin një izolim tjetër të përgjithshëm. Por, me këtë virus ne nuk përjashtojmë asgjë”, shtoi ai.

Pas kufizimeve në rajonin e Marsejës dhe Aix-en-Provence, si dhe në Paris dhe në 10 qytete të tjera, një kufizim tjetër kundër armikut të padukshëm hyri në fuqi sot në rajonet e pjesës së Veriut dhe të Hauts-de-France.

Baret dhe sallonet e çajit do të mbyllen duke filluar nga ora 22:00, ndalohet alkooli nga ora 20:00 deri në orën 06:00, ndalohet muzika e lartë nga ora 20:00 deri në orën 06:00 si dhe takimet familjare në vendet publike.

Zgjedhje që në Francë merren në nivel lokal, nga prefektët, sipas të dhënave që lidhen me epideminë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje