Guardiola nuk kërkon alibi, shpjegon katastrofën 5-2 kundër Leicester

28 Shtator 2020, 09:48Sport TEMA

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, i cili pësoi 5 gola kundër Leicester, për herë të parë si trajner i “qytetarëve” (2-5), tha se duhet ta pranojnë disfatën dhe të vazhdojnë më tej.

Edhe pse iu referua të dëmtuarve, trajneri spanjoll refuzoi t’i përdorte si justifikim, se ato ishin vendimtare në këtë turpërim, pasi në ndeshjen e parë, kundër Wolverhampton, arriti fitoren megjithë ato mungesa:

“Në ndeshjen kundër Wolverhampton nuk ishte problem, pse na doli tani, papritmas, problemi i të lënduarve? Na ka ndodhur disa herë kundër këtij lloji kundërshtari dhe mbrojtjeje. 

Ata nuk “shtypën” për 80 minuta, por duhet të mos i lejoni që të kalojnë mbi ju dhe të arrijnë pozicione të rrezikshme.

Edhe ata nuk vrapuan shumë, por ne duhet të jemi aty ku duhet. Pas avantazhit 1-0 nuk ishim mjaft të fortë, as të durueshëm dhe të qëndrueshëm. 

Gjithashtu, u dhanë tri penallti. Ne biseduam në fund të pjesës së parë, u përpoqëm të shmangim gabimet, por fatkeqësisht pësuam golat e dytë dhe të tretë dhe pastaj ishte më e vështirë”.

1 komente në “Guardiola nuk kërkon alibi, shpjegon katastrofën 5-2 kundër Leicester”

  1. Shefkiu says:

    Ky dhe Murinjo jane traineret “me te mire ne bote”, por, kuptohet, pasi presidentet e klubeve shpenzojne qimet e kokes per te blere lojtaret me te talentuar ne bote per tua vene ne dispozicion. Por po te blesh 11 lojtaret me te mire ne bote, vendosem edhe mua trainer dhe kam per te dale kampion. Sot futbolli cilsor eshte rezultat i parase. Zaten, si ne cdo fushe te jetes, eshte paraja ajo qe e “hedh ujin perpjete”.
    Rezultati i dobet i Manchester City-it duhet te jete rrjedhoje e mosdhenies se rrogave lojtareve ne ate mase qe jane lidhur kontratat.Por kete Guardiola nuk ka si ta thote. Duket presidentet e klubeve duan te reduktojne humbjet si rezultat i pasojave te pandemise dhe stadiumeve bosh. Pra, shkurt, po nuk pagove, mos prit qe ti leviz njeri kembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje