Zbrazet Kukësi, i largohet një tjetër titullar

28 Shtator 2020, 12:07Sport TEMA

Pas largimit të Bruno Telushit dhe Erhun Obanor, Kukësi humb një tjetër futbollist. Emiljano Musta nuk është më pjesë e ekipit verilindor.

Siç lexohet në postimin e Kukësit në rrjetet sociale, mbrojtësi nga Elbasani ka mbyllur aventurën e tij me nënkampionët e Shqipërisë me marrëveshje.

“Pas një diskutimi mes klubit dhe futbollistit, u arrit marrëveshja për zgjidhjen e kontratës. Klubi i Kukësit e falënderon Emiljano Mustën për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen”, lexohet në postim.

Këto janë vetëm largimet e fundit të Kukësit, pasi më për kanë ikur edhe disa nga futbollistët kryesorë të saj, duke nisur nga Shkurtaj, Abazaj, Hetemi, Rroca, Musolli etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje