Fotot e nxënësve ekselentë në rrugët e Tiranës, Veliaj: Dija, puna e dashuria janë reklama më e mirë e qytetit

29 Shtator 2020, 10:10Sociale TEMA
Fotot e nxënësve ekselentë në rrugët e Tiranës,

E kthyer tashmë në një traditë nga Veliaj, edhe këtë vit Bashkia e Tiranës do të vendosë në rrugët kryesore fotografitë e nxënësve ekselentë. Në kuadër të nismës së propozuar nga kryebashkiaku Veliaj, në tabelat që përdoren për të reklamuar bizneset, do të vendosen fotot e nxënësve më të mirë të shkollave në Tiranë, ku është shkruar edhe emri i nxënësit të talentuar.

“Si çdo vit Bashkia Tiranë  do të nderojë gjatë Tetorit nxënësit më të mirë të qytetit në çdo stendë reklamash.  Ne besojmë se dija, puna e dashuria janë reklama më e mirë e qytetit tonë.

#Beso #Puno #Mëso #Ëndërro #Duaj”, shkruan Veliaj.

Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj riktheu dhe bursat për nxënësit ekselentë duke promovuar dhe mbështetur arsimimin e brezit të ri dhe sidomos të atyre që kanë treguar vullnet për të shkëlqyer në mësime, ku mbështetet edhe e ardhmja e sigurtë e Tiranës dhe e brezit të ardhshëm.

9 komente në “Fotot e nxënësve ekselentë në rrugët e Tiranës, Veliaj: Dija, puna e dashuria janë reklama më e mirë e qytetit”

  1. kasemi says:

    Mos gaboni duke promovuar nxenes te cilet kane dy vjet pa shkolle. Si qenkan ekselente ata nxenes qe per nje kohe te gjate nuk kane shkuar fare ne shkolle. Duke i fryre ne kete menyre do te beni qe ato ta mbivleresojne vehten, pa qene te tille dhe fundi i ketyre tipave dihet. Kemi pasur shume raste qe ne universitet kane ardhur nxenes te ashtuquajturit ekselente dhe qe ne provimet e para kane mbetur. Pastaj keto ekselente, ashtu sic kishin marre notat ne shkolle te mesme, gjeten mundesite dhe shkuan ne fakultete te lehte dhe moren edhe universitetin. Te tille ka shume, mbase me qindra.

    1. abc says:

      Nje nisem shume e mire e Velos.
      Bashke me “shkelqimin” e nxenesve duket dhe “mynxyra” e kultures dhe tradites Shqiptare.
      Fjale (ekselent …) dhe emra (Darla, Lorenco, Grejd, Hepi …) qe nuk kane as nje lidhje me Shqiperi.
      Pastaj ju duket e rende kur flasin Greqisht dhe Italisht rrugeve te Tiranes.

  2. kuq e zi says:

    Krenar për shqiptar me këta emra?????

  3. HAJDUTI says:

    po shqip a mund te shkruhet…EKSELENTET ???? apo me te miret apo te shkelqyerit..

    1. Totololi says:

      Excellent/s, nuk eshte fjale shqip qe e shkruani me “k”, “s”. Ose shkruajeni sakte ne gjuhe te huaj ose perkthejeni ne shqip, jo fjale e huaj shkruar shqip. Gomere.

  4. lani says:

    Cfare do te thote nxenes i shkelqyer o kryetar? Ata qe marrin dhjeta ndoshta nuk i marrin sepse vertet shkelqejne. Dhjetat jane shume shpesh si tenderat qe marrin prinderit e tyre. Apo hajde te bejme ca ndere si ben dhe presidenti.Kujdes kur i fryni keta nxenes sepse u beni me shume dem.

  5. Prindi says:

    Po sa negative qe jeni o komentues, ose ndoshta jeni she ziliqare se nuk keni arritur asgje ne jeten tuaj.
    Ka plote nxenese ekselente( ose te shkelqyer) neper shkollat e Tiranes dhe gjithe Shqiperise. Neqoftese keni femije tregojuni shembujt e ketyre femijeve, une do te isha e nderuar te isha nena e ndonjerit prej tyre.
    Tju rrojne prinderve ti kene me jete te gjate po dhe prinderit te kene jete te gjate sepse wenkan shembull per kete shoqeri.
    SUKSESE dhe shikoni vetem perpara dembelet e ziliqaret le te bejne ham ham.

  6. shabani says:

    Ky ka shkarre fare te kujton tabelat e nderit ne shkollat e enverit ky trapi se ka idene qe eshte kryetar bashkie

  7. Lalka Erjonka says:

    Hajde shkelje privatësie hajdeee.
    Se si mund ti nxjerresh fotot rrugëve (pervecse t’ju kesh marrë prokure prindërve)
    Nuk e kupton Erioni se keshtu jo vetem qe i ekspozon duke ju prishur cilësinë e jetës por edhe I rrezikon ata dhe familjet e tyre..
    Vetëm në Shqipëri degjon nga këto.
    Doli dhe një talent tjetër i Rilindjes para ca kohësh që donte të vinte kamera kudo me pa këdo dhe kurdo..(këta ta bëjnë jetën big brother).
    Këtij inteshipit- fwllowshipit kursant në usa ka fillu me ju duk vetja 99.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje