Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut shpallet fajtor. Dënohet me një vit e 6 muaj burg

29 Shtator 2020, 12:58Rajoni TEMA

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Shuplakat” dhe është dënuar me një vit e gjysmë burg.

Ndërsa ish ministri Mile Janakieski dënohet më një vit burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën penale.

Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.

Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski dhe Igor Boshkovski, raporton Alsat.

1 komente në “Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut shpallet fajtor. Dënohet me një vit e 6 muaj burg”

  1. Trimi says:

    Bravo maqedonia, ktu hajduti mban hajdutin, kurva kurven etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje