Rama ironizon Bashën: Atë që ju quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë. Rezulton kungull!

29 Shtator 2020, 13:59Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar planin e rimëkëmbjes së prezantuar sot nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili tha se po të ishte kryeministër do të ndiqte pesë hapa.

Ndër të tjera shefi i qeverisë tha:

“Atë që ju quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë.

Është shalqi më provë, domethënë i pangrënshëm, pasi nuk është ia ardhur nga hëna, por ka qenë në provë disa herë. Shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma është një mungesë serioziteti.

Larg qoftë të kishte ndodhur që flama e COVID ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidat dhe klubin e atë ashtë quajtur opozitë.  Mjafton ta kujton atë kohë për të kuptuar që kjo nuk është një betejë midis meje dhe shalqirit me prove që është në krye të opozitës. Koha nuk pret, pasi shqiptarët kanë pritur shumë. Kjo është një betejë me kohën dhe vetvete.

Ne po bëjmë një sërë studimesh, njerëzit duhet të kuptojnë se masat e marra nga qeveria janë masat e marra në bazë të mundësive. Ne rrisim mundësitë dhe hedhim hapa të tjerë, ndryshe nëse të gjitha gjërat që kemi bërë sot, do t’i kishim realizuar menjëherë do të konsideroheshim magjistare. Shalqitë me provë që kanë rezultuar kunguj, nuk kanë shanc t’i blejnë për shalqi të ngrënshëm”, u shpreh Rama.(TemA)

3 komente në “Rama ironizon Bashën: Atë që ju quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë. Rezulton kungull!”

  1. Ed Neroni says:

    e vërtetë për LUL Holandezin.
    Por dhe ti Edo je i tejpjekur e i djegur.
    Kane ngel vetëm zhapat e s’ka me tul bastoni I kaptines tate.
    As ti Edo s’ke ça i jep më “big brotherit”
    Pension të mbarë
    Bëji të fala Saliut…

  2. Po, mirë e ke.
    Mos kujto se zotrote do kesh përjetë fatin të garosh me këtë farsoji kungulli gjithmonë.
    Je thjesht më pak kungull se Lul debili!
    Mbas 8 vitesh qeverisje do ishte mirë të mblidhje gjithë fruta perimet e rilindjes (pjeshka, kastravecat e shumë të tjerë) e të iknit.
    Por kur shikon përballë se si “dyqani” tjetër ka për pronar Saliun e shitës dy debila si Luli e Likja detyrohesh të kthehesh mbrapa e të pyesësh ty: Edo kur do piqen Fiqët?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje