Dy rivalët për presidentin e ardhshëm të Amerikës, Donald Trump dhe Joe Biden, kanë zhvilluar debatin e parë publik mes tyre, një traditë tashmë 60-vjeçare amerikane kjo.
Si rrallë herë, debati ka qenë gjatë gjithë kohës i tensionuar dhe plot me fyerje.
Aq sa në një moment, i “qeti” Joe Biden nuk e ka mbajtur dot veten pas ndërhyrjeve të Trump, kur ai fliste, duke iu drejtuar presidentit në detyrë:
“Do ta qepësh gojën o burr?”
Biden shoqërohej në debat nga e shoqja, ndërsa Trump, përveç Melani, kishte me vete edhe dy vajzat e tij, Ivanka dhe Tiffany, por edhe djalin e tij.
Këta të fundit ranë në sy, pasi ndryshe nga të tjerët, pra shpura e Biden, nuk mbanin maskë anti-Covid.
Gjë që ka sjellë reagime të shumta tek mbështetësit e Biden.
Jashtë ambientit ku u mbajt debati masat e sigurisë kanë qenë ekstreme, ndërkohë që ka pasur edhe mbështetës të të dyja krahëve, por edhe protestues të shumtë.
Më poshtë një galeri fotosh, që tregon disa nga momentet pikante të një debati që ka pasur interes maksimal jo vetëm në Amerikë, por në gjithë botën.
(TemA)
Donald Trump e Joe Biden me grate
Ivanka Trump me te vellane
Donald Trump me te shoqen Melania
Joe Biden me te shoqen
Joe Biden me te shoqen
Dy grate e rivaleve per president
Ivanka Trump
Melania Trump dhe Ivanka Trump
Melania Trump
Donald Trump gjate debatit te ndezur me Biden
Donald Trump e Joe Biden me grate
Dy kandidatet per president duke debatuar ashper
Majtas femijet e Trump pa maske, djathtas njerezit e Biden me maske
Donald Trump pas mberritjes ne Cleveland per debatin me Biden
Masat e sigurise te marra nga policia
Masat e sigurise te marra nga policia
Masat e sigurise te marra nga policia
Masat e sigurise te marra nga policia
Masat e sigurise te marra nga policia
Joe Biden 79 vjec Tramp duket me i ri
Mero! Ke harruar me kryesoren: si ishte moti jashte, bente ngrohte a ftohte, binte apo jo shi.