Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se Azerbajxhani ka aftësinë për të çliruar vet tokat e saj të pushtuara, mes Azerbajxhanit që lufton një ofensivë nga forcat armene në Malësinë e Karabakut të pushtuar, raporton Anadolu Agency.
“Azerbajxhani po lufton për të mbrojtur tokat e veta. Ku në botë trajtohen njësoj të pushtuarit dhe pushtuesit?”, tha kryediplomati Çavuşoğlu në panelin editorial të AA-së.
Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën herët kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile dhe pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit duke shkaktuar viktima të shumta.
“Me këto sulme Armenia injoroi sistemin ndërkombëtar dhe ligjin ndërkombëtar”, tha Çavuşoğlu duke shtuar se ky qëndrim meriton një përgjigje.
Ai shtoi se Turqia vazhdon të mbështesë Azerbajxhanin, duke theksuar se, “Ne thamë se nëse Azerbajxhani dëshiron zgjidhje (të problemit të pushtimit armen) në terren, ne do të qëndrojmë pranë Azerbajxhanit”.
Pas shkeljeve të kufirit nga ana e Armenisë dhe sulmeve në Malësinë e Karabakut të pushtuar, Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli gjendje lufte në disa zona.
Të hënën, Azerbajxhani deklaroi një mobilizim të pjesshëm ushtarak.
Konflikti në Malësinë e Karabakut
Marrëdhëniet midis dy ish-vendeve sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.
Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) si dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.
Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA-të, u formua në vitin 1992 për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por deri më tani nuk është parë ndonjë rezultat.
Ndër të tjera, Franca, Rusia dhe NATO kanë bërë thirrje për ndaljen e menjëhershme të përleshjeve në rajonin e pushtuar.
Opaaa ky.
Dhe Turqia po i jep një dorë ndihmë.
Kuptohet që interesat janë shumë të mëdha dhe duket se po testohet Rusia aty.
Por një gjë është e sigurtë.
Viktima nuk janë azerët.
Nqs do flasim për drejtësi dhe analogji.
Bëni paralelet me Shqiptarët dhe Kosovën.
Përtej propagandës azerët janë në sulm.
Turqia po i mbështet hapur kjo është e vërteta .
Pak rëndësi ka pse dhe ku janë interesat.
Vetem per 1 gje ke te drejte ketu , qe NATO po mendohet te testoje Rusine.
Sa per Turqine , e kemi aleat dhe gezojme respekt te .madh prej tyre, plus qe kane bere shume per Kosoven.
Turqia ka te drejten e saj te jete me Azèrbaxhanin edhe per shkaqe kulturore dhe etnike.
Ne kete konflikt ne jemi me ta ose neutral, por kurr me Armenet.
Se kush ka te drejte dhe kush eshte viktime ketu, kjo eshte e nderlikuar por nuk ka krahasime me Kosoven ne aspektin e humbjeve njerezore.
Kjo bote keshtu eshte.
Krijo shtet dhe ushtri te forte, vetem keshtu e ke veten ne dore.