Dy kandidatet per president duke debatuar ashper
Reagimet ndaj debatit presidencial midis presidentit republikan Donald Trump dhe ish-nënpresidentit demokrat Joe Biden, ishin të ndara në linja partiake. Por, ajo që bie në sy janë kritikat e ashpra për mbarëvajtjen e debatit, të shoqëruar me ndërhyrje të shpeshta në fjalët e njëri-tjetrit.
Ronna McDaniel, kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, shkroi në Twitter pas debatit se “Për nëntëdhjetë minuta, @realDonaldTrump paraqiti argumente të forta dhe bindëse për rizgjedhjen e tij dhe sfidoi Joe Biden-in për mbështetjen që ai u ka dhënë politikave radikale që do të rrisnin taksat, shkatërronin vendet e punës dhe do t’i bënin komunitetet tona më pak të sigurta”.
Tim Murtaugh, drejtori i komunikimit për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Trump, i tha korrespondentes së Zërit të Amerikës Carolyn Presutti se paraqitja e presidentit ishte “fantastike”.
“Ajo që panë shikuesit ishte Presidenti Trump, i cili ishte në kontroll të çdo momenti të debatit. Joe Biden ishte dobët, në kërkim të dikujt që mund ta shpëtonte”, tha Murtaugh.
Figurat e njohura të demokratëve, ndërkohë, thanë se debatin e fitoi ish-Nënpresidenti Biden dhe se paraqitja e presidentit Trump ofroi arsye të shumta për t’i mohuar atij një mandat të dytë.
“Donald Trump ka dështuar me gënjeshtrat, fanatizmin dhe udhëheqjen e tij të pamatur”, shkroi në Twitter senatori Cory Booker nga Nju Xhërsi, i cili garoi kundër Biden-it në zgjedhjet paraprake të demokratëve në fillim të këtij viti. Senatori Booker në veçanti denoncoi presidentin për qëndrimin ndaj supremacistët e bardhë, që në vend që t’idënonte , u bëri thirrje që të “presin”.
Shumë vëzhgues të debatit kritikuan ashpër shkëmbimet me zë të lartë dhe kaotike midis dy kandidatëve, duke përfshirë gazetaren eWashington Post-it, Karen Attiah, e cila e quajti debatin “një turp kombëtar”.
Disa analistë, përfshirë historianin presidencial Michael Beschloss, kritikuan ashpër presidentin. “Demokracia u nëpërkëmb sonte nga një President i cili shkeli rregullat, refuzoi të dënonte supremacistët e bardhë dhe nuk toleroi asnjë formë të mospajtimit, një shenjë paralajmëruese e asaj që mund të shihet në një mandat të dytë,” shkroi Beschloss në Twitter.
Të tjerët, si ish-senatori republikan Jeff Flake, shprehën keqardhje për të gjithë spektaklin. “Ne jemi një vend më i mirë se sa ajo që u shfaq sonte,” shkroi Flake në Twitter.
Profesori i shkencave politike në Universitetin e Virxhinias, Larry Sabato, postoi një mesazh të prerë në llogarinë e tij në Twitter: “Anuloni debatet e mbetura presidenciale”.
Por Tim Murtaugh i mbrojti shkëmbimet, duke i quajtur ato sqaruese. “Unë mendoj se një bisedë e lirë si ajo që bëri presidenti ishte në të vërtetë e mirë, lejon një shkëmbim më të mirë të ideve dhe i ofron shikuesit ndryshimin e vërtetë midis të dyve”, tha ai.
AMERIKA NUK KA PRESIDENT
POR NJE FEMIJE TE KEQ SHERRXHI GRINDAVEC … DHE NJE TE RRITUR SUPREMACIST RACIST PA PIKEN E EDUKATES DHE KULTURES ELEMENTARE QYTETARE JO ME POLITIKE !
Askush nuk e ka bere portretin e tij si mbesa e Donald Trump me nje fjali:
“ AI ESHTE FAKTESIA E AMERIKES DHE E BOTES”
Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne!
Mbreme nuk rane kambanat por sirenat per kete fatkeqesi te Amerikes dhe Botes .
Pane nje autokrat ala “ good guys” e tij Kim Young Un dhe Vladimir Putin!
Pane nje mbret absolut i rrethuar nga dinastía e tij biologjike ivanka, Eric, Donald Trump junior Kushner me nje staf bythelepiresish dhe ushtaresh GATITU !
E pabesueshme por e vertete !
Popuj vigjilente !
Ashtu si dhe demokratet qe jane gati ta shkaterrojne Americen per pushtet, te dy palet jane ne piken me te ulet te civilizimit, Trump arrogant por i sukseshem ne ekonomi dhe demokratet shkaterrimtare dhe anarkist, amerikanet do te vendosin vete se kush eshte e keqja me e vogel.