"Rruga e Tretë" e Macron: Dialog strategjik me Rusinë. Nuk mund të jetojmë në një botë bipolare SHBA - Kinë

30 Shtator 2020, 22:25Bota TEMA

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka bërë thirrje nga kryeqyteti i Lituanisë që Europa të shkëputet nga varësia strategjike e sistemeve amerikane të armatimit. Duke folur në një debat me student të Vilniusit, Macron ka vënë në dukje se Europa duhet të marrë në dorë fatin e vet.

“Ne, disa vende më shumë se të tjerë, dorëzuam pavarësinë tonë strategjike duke u varur me tepër seç duhet nga sistemt amerikane të armatimit. Ne nuk mund të pranojmë të jetojmë në një botë bipolare të krijuar nga SHBA dhe Kina”, tha Macron.

Mediat raportojnë se Macron ka mbrojtur po ashtu politikën e vet me Rusinë, teksa  ka folur edhe historinë e marrëdhënieve të Europës me Lindjen.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për fqinjin tuaj si dhe për historinë tuaj dhe është në këtë frymë të kuptimit reciprok, transparencës, mbrojtjes së sigurisë tuaj që ne duam të kontribuojmë në rinisjen e dialogut strategjik me Rusinë.

Ky dialog nuk mohon ndonjë pjesë të historisë europiane por dëshiron të përballet me historinë dhe gjeografinë tone”, ka shtuar Macron.

Liderët balltikë janë kujdesur që të mos ndajnë entuziazmin e presidentit francez që kërkon protagonizëm kudo ku shkon, ndërkohë që siguria e tyre varet gjerësisht nga SHBA, përkundrejt perceptimit se Rusia konteston edhe pavarësinë e tyre.

Për Macron, Europa mund të ekzistojë vetëm nëse ndërton një “rrugë të tretë në çështjet globale” duke mos u ndruajtur në konfirmimin e interesave të veta.

3 komente në ““Rruga e Tretë” e Macron: Dialog strategjik me Rusinë. Nuk mund të jetojmë në një botë bipolare SHBA – Kinë”

  1. pjeter says:

    Rruga e trete e Makronit,eshte nje rruge e vjeter,ku Europa ka shkuar shpesh ne historine e saj,dhe ka prodhuar te pakten ato me te fundit ,2 luftra boterore.Makron po ben perpjekje per te shkaterruar Naton.Duket sikur ndajne nje mendim me Trumpin,Aleanza atllantike nuk duhet me per te dy.

  2. Marku says:

    franca qurravece eshte agjentja dhe perfaqesuesja e interesave ruse ne Europe.
    Eshte po kjo qurravece qe e konsideron serbine gjenocidiale si perfaqesuesen e interesave te veta ne ballkan .

  3. Niku says:

    Ja dhe nje njeri me mend ne koke, ne kete plejade “travestish” te “udheheqesve” te sotem te Evropes…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje