“Trans Europ Express” ëndrra e linjave paneuropiane të trenave

30 Shtator 2020, 13:09Bota TEMA

Trena me shpejtësi të lartë direkt mes Parisit dhe Varshavës, apo mes Berlinit dhe Lionit apo Barcelonës?

Ky është premtim i qeverisë gjermane, e cila dëshiron që deri në vitin 2025 të ringjallë rrjetin legjendar “Trans Europ Express”, në veçanti për të ofruar një alternativë për avionin.

Gjermania, që mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian, u ka prezantuar së fundi shteteve anëtare një dosje gjithëpërfshirëse që synon rindërtimin e një rrjeti trans-Europian të lidhjeve të shpejta hekurudhore, duke shkuar nga një kryeqytet në tjetrin ditë e natë.

“Ne dëshirojmë të ndërlidhim linjat hekurudhore përmes Europës”, theksoi ministri gjerman i Transporteve, Andreas Scheuer.

Sipas tij, këto linja ndërkufitare duhet të integrohen në alternim me oraret që Gjermania synon të përgjithësojë rreth vitit 2025, duke u koordinuar nga një vend në tjetrin.

Scheuer pretenton trashëgiminë e artë të “Trans Europ Express” (TEE), të trenave të shpejtë që kanë përshkuar Europën Perëndimore nga vitit 1957 në 1991 dhe kanë lënë gjurmët e tyre duke frymëzuar mes të tjerash grupin gjerman të muzikës elektronike  Kraftwerk.

Por vizioni i tij është shumë më demokratik, pasi këto të fundit ishin të destinuara ekskluzivisht për klientët e biznesit, duke ofruar vetëm vende të klasit të parë (me shtesë). Deutsche Bahn, kompania publike gjermane, ende zotëron markën.

Për “Trans Europ Express 2.0” (ose TEE 2.0), qeveria gjermane planifikon të fillojë katër linja trans-europiane, tre prej të cilave do të kalojnë përmes Francës: Paris-Bruksel-Këln-Berlin-Varshavë, Berlin-Frankfurt-Lyon Saint-Exupéry-Barcelona , Amsterdam-Bruxelles-Roissy CDG-Lyon Saint-Exupéry-Montpellier-Barcelona dhe Amsterdam-Këln-Basel-Milano-Romë.

Ato synojnë të përmirësohen, ashtu si nga ndërtimi i infrastruktuave të reja , siç është një tunel mes Gjermanisë dhe Danimarkës, që do të mundësojë që Berlini të shtonte katër linja të tjera: Paris-Bruksel-Hamburg-Stokholm, Paris- Stuttgart-Mynih-Vjenë-Budapest, Berlin-Mynih-Innsbruck-Bolonjë-Romë dhe Stokholm-Kopenhagë-Berlin-Mynih.

Për më tepër, ka linja më të ngadalta të trenave të natës, duke përfshirë Paris-Berlin, Frankfurt-Barcelonë përmes Strasburgut, Lionit dhe Montpellier, Paris-Vjenë më pas Budapestin dhe Zagrebin, Paris-Kopenhagen-Stokholm, Berlin-Nice përmes Milanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje