Presidenti Meta priti në një takim, me kërkesë të tyre, një përfaqësi të banorëve të Bashkisë Selenicë, të cilët i shprehën shqetësimin për anulimin e ndërtimit të segmentit “Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë”, duke kërkuar realizimin e shpejtë të projektit.
Banorët e Bashkisë Selenicë e informuan Presidentin Meta se u kanë dërguar një peticion institucioneve më të larta të shtetit, për të ndërhyrë për zgjidhjen e shpejtë të kësaj çështjeje.
Përfundimi i këtij segmenti, pjesë e Rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës, është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme, me një impakt të madh për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të zonës, por edhe të Shqipërisë.
Presidenti Meta, pasi u njoh me shqetësimin e tyre, vlerësoi kontributin ndër vite të dhënë nga Bashkia Selenicë për zhvillimin ekonomik të zonës dhe të mbarë vendit, si dhe shprehu mbështetjen e Tij të plotë për kërkesën e drejtë të këtij komuniteti.
Gjithashtu, Kryetari i Shtetit shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për të vënë menjëherë në lëvizje të gjitha institucionet shtetërore, për të mundësuar zbatimin dhe përfundimin sa më parë të ndërtimit të segmentit “Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë”.
Ja pse Tema eshte gazeta ime me e prefruar. Shkrimet ne Tema jane si ajo terapia me te bardhe qe thuhet e praktikon Rama, lol!
=
Pra ne mbledhjen e Partise te organizuar nga sekretari i PPSH u tha u ba. Lol! Al banistani i Ram/Mete/BASHES….AHAHAHHAHAHAHA!
Banoret e bashkise se Selenices jane votues te Like hajdutit,ke institucion shteteror ka ne varesi Xhikja i Fallxhores qe do e veri ne levizje?!
PO Arben Malaj ishte ne takim?
Rruga mbaroj pasi i thate ikes. Likja me leket tona te vjedhura do ta beje rrugen, autostrade. Po kush e pjedh liken aman.
Prit dhe striptistet se i ka lene pa pune covid 19. Po merr dhe dotoresen e shkencave ne takim
Prof-doc Kolec Leshi,shternoje Saliun se te bo lazem.
Pse e genjeni kete popull diten, mire naten; rruga Peshkepi-Selenice dhe lidhja me Levan -Tepelene nuk eshte anulluar, eshte nje genjeshter, por kjo do te behet mbasi te mbaroje rruga e Lumit te Vlores deri ne Kudhes qe sot, me duket eshte perfunduar deri afer Vranishtit dhe tani eshte ndertuar traseja deri ne Kuç, nga ku, sebashku me Peshkepi Selenice do te beje lidhjen tjeter me Kuç-Gusmar e qe keshtu do te kete nje hapsire te madhe veprimi. U ka ardhe zogu ne dere, se Saliu beri vetem rrugen Kote Sevaster dhe ate njekalimshe sepse pati presion dhe mori si shperblim votat per Shametin si kryetar bashkie ne Selenice. Nuk e di kush jane keta selenicare hajvane qe kerkojne te drejten tek nje matrapaz me ze e figure si Ilir Muti. Apo te me falin se mund edhe te genjeje vete Iliri duke e çpifur. Nga ky çfare nuk pret!