Ish deputeti Astrit Veliaj ka denoncuar të gjithë zgjedhjet që është duke bërë Partia Demokratike në strukturat e saj në kuadër të një formule për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme elektorale.
Por teksa ndjek zhvillimet brenda selisë, biznesmeni i njohur shprehet kritik duke i konisideruar si cënim të klimës së besimit.
Më herët, në Degën e Partisë Demokratike Berat anëtarësia ka votuar për 10 kandidatët e saj që vijojnë procesin në fazën tjetër të përzgjedhjes, shkruan “TemA”.
Nga lista e Beratit, është s’kualifikuar vetëm Astrit Veliaj, i njohur si ish-deputet i PD dhe biznesmen, teksa të tjetrët e kanë kaluar provën.
Statusi i plotë
Lufta kundër pandershmërisë
‘Orientali shqiptar bashkohet me të tjerët si ata ujqërit që shkojnë së bashku në prehë dhe po w’. Këto fjalë janë shkruar sot e 90 vjet më parë, por duket se kjo kulturë nuk na është ndarë. Krist Maloki, ky studiues shqiptar ne Austrinë e shekullit të XX, ishte ndër të parët që evidentoi shpirtin rudimentar të politikanit shqiptar. Sipas tij, kjo specie jeton për llokmën dhe per fronin, jo për nderin dhe principet. Këtu duhet të fillojë ndryshimi ynë – lufta me pandershmërinë duhet të nisë me veten dhe shtrihet në mbarë shoqërinë.
Organizatat efektive ngrihen mbi integritetin dhe konkurencen e ndershme, jo mbi intrigat e klaneve korruptive. Keshtu nuk vjen ndryshimi. Keshtu riciklohet vazhdimisht e keqja. Këtu qëndron roli i lidershipit. Miti se uji buron i pastër nga lartësitë, por bëhet pis në ultësira është i gabuar. Baza reflekton shpirtin e qëndrës, ushtarët fytyrën e shefit të tyre. Njerezit imitojne prijesin, panndershmeria e tij behet pjese e kultures se pergjithshme. Prandaj jemi shoqëri me vlera dhe përfaqësi të përmbysura.
Farsat zgjedhore për të eleminuar njerëzit me realizime profesionale dhe kontribute social-politike cenojnë rëndë klimën e besimit, të përkatësisë dhe të bashkëjetesës në një familje politike. Investimi politik i viteve dhe viteve nuk mund të zhbëhet vjedhurazi, në gosti netësh te errëta ku mbi fundosjen e njerëzve të ndershem, ndahen parcelat imagjinare të pushtetit të nësërm. Ketu kemi arritur fundin. Partite duhet të organizohen për të promovuar, jo për të eleminuar. Eleminimi është kulturë e organizimeve okulte dhe nuk i përshtatet institucioneve demokratike.
Detyra bazike e cdo organizimi social e politik është ruajtja e kolegjialitetit, e respektimit te rregullave, të avancimit duke vlerësuar vitet e investimit dhe perkushtimit.
Po u minua konkurenca e ndershme është djegur shpirti i një partie, i një kombi, i vete modernitetit tonë të pretenduar.
Se sic thoshte Maloki oksidentalizmi nuk eshte veshje dhe qendrim plot kotësi neper sallone, por “kryerjen e një detyre të ndershme fund e krye, pa u tunduar nga përfitimi material”.
Te harxhosh shume energji per t’ia hedhur te tjereve nuk ben kurre prokopi. Asgjë nuk të rrënon më shumë se kur tjeter thua dhe tjeter ben, tjeter hiqesh dhe tjeter je, kur standardet i ke maskim per te kaluar dredhitë.
Shtetari shquhet per ndershmeri edhe me kundërshtarët, impostori politik kur gënjen edhe luftëtarët e tij. Nëse politika nuk ushtrohet si modeli i integritetit dhe dobishmerisë publike pa perfitime individuale, ajo kthehet në tregëti interesash të paskrupullta në dëm të zhvillimit kolektiv.
Mos i bjer ne qafe atij, se ai qafa esht. Koka eshte e atij tjetrit, liderot historik te bemave.
Fol Astrit fol,…
Trego dhe si bëre lekët, kur i bëre, me çfarë i bëre !
Se siç thoshte Maloki “aksidentalizmi”.
Por ti nuk ishe aksidental ti ishe aty për të hedhur paret dhe si duket tani ty të dukej se ishe aty për tjetër gjë dhe s’po e fusje dorën në xhep (ose aq sa duhej) dhe fap të futën të gjatin.
Ehh Astrit fushatat janë te kushtueshme duan miliona (€).
Ore më shuani pak kuriozitetin me atë artistin tjeter nga Otllaka (Maliqin).
Çfarë u bë???
E po te jape mend edhe analfabeti Astrit Veliaj qe ka umiversitetin UFO por gdhe ka mbetur i pa arsimuar edhe pse mendon se kostumi dhe kollarja do ja shtojne vlerat i bie qe te themi “hapu dhe te futem” Parate e atyre miqve qe perdor ti nje dite do sekuestrohen. Ti ke Genc Rulin por ke dhe Sali Efendiun. Te gjeten ty qe tja administrosh parate. Do vije koha shpejt ti dorezosh sepse eshte gjaku i popullit o trung i pa gdhendur.
Me siguri ka me pak gabime drejtshkrimere krahasuar me ty!
Nuk e njoh zotërine, ama cfare eshte shkruar (dhe nëse e mendon me të vertetë do të ishte më mirë) e ndaj plotësisht.
Te te kishte zgjedhur do te thonin i mori leke! Nuk te zgjodhi ty dmth zgjedhjet jane bere ok!
Yi mund te kesh para po kjo nuk do te thote se ke mend!
Nuk e keni marre me tapi vendin e deputetit! Ka te rinj demokrate qe te marrin gjak ne vetull!
Nje BRAVO e madhe per PD!
Si ka mundesi qe sa nuk ju kandidojne me per deputet hudheni kunder partise qe ju beri bosa.
brenda ne partite jane vertet te klasifikum me hyre ne vend qe nuk mund te rezistojne por do ju zugjeroja qe studimi eshte vepra e mire kur te gjithe kerkojne te behen te pare qeveria duhet me shume praktike gen te lindur mendimi im se behen corap .cdo brez shikohet me vemendje per te arritur aty ku duhet por te medhejte nuk duhen te leshojne fre por duhet shikim verifikim dhe kujdes ne partite qe krijojne ne te vertet duhet kuptim dialogesh perbashkesi te autoriteteve .
Hahaaaa o Artur. Astriti esht nje cop injoranti qe nuk di te artikuloj nje fjali. Ai as qe behet fjal ti mendoj kto qe ka “shkruar” se nuk i ka shkruar vete.. Ai nuk ka kapacitetin as ta lexoj rrjedhshem kte qe esht shkruar. Te garantoj per kte.. Klm
Astriti, vertet nuk ka folur shume ne parlament por ka qene nje nga deputetet me te mire! Sot njerzit duhen vleresuar per ate qe kane ber! Ajo çka Astriti ka ber me universitetin do te mbetet ne historine e ketij vendi! Ndaj mos u lodhni te thoni e te shkruani te pa verteta, se ajo çka lem pas na tregon kush jemi sot! Per Astritin, jo vetem beratsit por me mijra familje ane e mban vendit e respektojne per ate çka bere!