"Po përpiqet të krijojë Shqipërinë  e Madhe", Rama përplaset me presidentin Vuçiç pas akuzave të ministrit: Shpresoj të jetë një meme, përndryshe duhet ta dënoni

3 Tetor 2020, 15:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar llogari presidentit të serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e bërë nga Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i cili tha se Rama po përpiqet që të krijojë “Shqipërinë  e Madhe” , referuar këtu diskutimeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri ditën e djeshme.

Rama i ka bërë tag Vuçiç dhe teksa e pyet, shkruan se shpreson që kjo  deklaratë të mos jetë e vërtetë, në të kundërt sipas tij duhet ta ndëshkojë ministrin për këtë shfaqje të mjerë.

“Vucic, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim“, shkruan Rama.

Ndërkohë ministri Vulin ndër të tjera në deklaratën e tij thekson se nuk mund t’i ndalohet serbëve ajo që u lejohet shqiptarëve.

Duke deklaruar se porti i Durrësit do t’i përkasë Kosovës, Edi Rama vazhdoi me përpjekjet e tij për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”. Si gjithmonë, Bashkimi Evropian do të qëndrojë i heshtur dhe nuk do të bëjë asgjë. Shiptarët lejohen të bashkohen dhe të kapin territoret e njerëzve të tjerë, por serbët nuk lejohen të bashkohen as në vendin e tyre.

Kjo është një përsëritje e një gënjeshtre se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe Serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen“, tha Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin duke komentuar deklaratat e Ramës nga mbledhja me Kosovën.

Shqipëria e Madhe” është një paralajmërim i një katastrofe të madhe, ndarja dhe shkatërrimi i shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt koha e paqes do të fillojë në Ballkan. Ju nuk mund t’i ndaloni serbët të bëjnë gjërat që u lejoni shqiuptarëve”, shtoi Vulin.

9 komente në ““Po përpiqet të krijojë Shqipërinë  e Madhe”, Rama përplaset me presidentin Vuçiç pas akuzave të ministrit: Shpresoj të jetë një meme, përndryshe duhet ta dënoni”

  1. Dr Prof Kalec Dega says:

    VUQIQ , hiq mos e rru. se dhia e zgjebosur e ka rrumpalle vendin e vet e jo me te ndreqi boten: sa here i ngec ne shqiperi iken jashte shtetit dhe merret me Koqoven Sovrane kur nuk ja var me as Edrogani as Merkeli.
    =
    Pyete per:
    detin Jon
    mbetjet toksike
    xhihadistet qe donte ti strehonte ne shqiperi
    iranianet revolucionare
    gerdecin
    sali berishen
    ilir meten
    arben ahmetaj
    koncensionet
    rruget 60% te perfunduara
    qe Shqiperia akoma nuk eshte ne Evrope

    =
    Do dhitet dhe do ta harroje Koqoven….

    1. Gim Portokalli says:

      Po mire o Kalec pyete ti pse nuk e pyet. Po a nuk e kupton qe kjo eshte mase shtrenguese? Serbia nuk e njeh Kosoven Shqiperia I jep dalje ne det ate qe as Serbia nuk e ka. I thote nese nuk e njihni Kosoven aq na ben se ne bashkohemi. Me perpara ishe thjesht Kalec ndersa tani u bere prof. Dr.

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Ik aman se e kishim nje Dr Prof para teje dhe ishte kelluf.. Rri dhe ti aman se ju Dr Prof jeni vertetuar si gomenj..

    3. Beko says:

      Pirdhu ne Qipro, E fitove dupen, Sa per shqiptaret, mos umrrzit, Hap pa’s hapi, do rregullohet cdo gje Skeni pse terboheni, se na vjen edhe keq o I mjere!

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    @Kalc Dega
    Me lejo ti sqaroj pjesemaresit e ketij forumi per kuptimin e pseudonimit tend:
    Kalec dege quheshin ne kohen e xhaxhit spihunet e Deges se Brendeshme.

  3. Trump says:

    Gjoja perplasen ben patriotin nr kohe fushate….mjerane

  4. Beko says:

    Pirdhu ne Qipro, E fitove dupen, Sa per shqiptaret, mos umrrzit, Hap pa’s hapi, do rregullohet cdo gje Skeni pse terboheni, se na vjen edhe keq o I mjere!

  5. Ed says:

    HANI MUT TANI JUVE KALECRA
    SHQIPERIA ESHTE SHTETI I 53 I UNITED STATES OF AMERICA
    PO SHPENZON TAXAT TONA AMERIKA BILIONA DOLLARE
    EDI RAMA THE GREAT

  6. Piro says:

    Durresi do jete port per kosoven, serbine dhe maqedonine, Kalec. Eshte ne marreveshje. Vulin dhe ti, jo se nuk e kuptoni, po se duroni dot. Ne Durres do zbresin serbet, per mallra dhe plazh. Nuk kane nga ja mbajne. Aty do i lene leket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje