Sekretari amerikan: Rama është një lider i vërtetë. Pres nënshkrimin për 5G-në, ju mbron nga aktorët malinj si komunistët kinezë

3 Tetor 2020, 17:44Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ekonomik me Nënsekretarin e SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama këtë të shtunë Krach është shprehur se Shqipëria është një ndër vendet shembull në kontributin e saj për ndërtimin e një rrjeti të pastër telekomunikimi.

“Shqipëria është ndalesa e fundit gjatë lëvizjes 2 javore në Evropë me zyrtarë të BE-së dhe të NATO-s dhe ajo që zbulova është se ka një njohje të përbashkët mes drejtuesve të qeverisë dhe ky është kërcënimi i të dhënave private.

Ky kërcënim vjen nga ndërhyrja e aktorëve malinj siç është partia komuniste kineze.

Rama është një lider i vërtetë. Përkrahja juaj ndaj rrjeteve të telekomunikacionit po jep një shembull të mirë. Rrjeti i pastër rregullat e BE për rrjetin 5G janë krijuar për këtë arsye; trajtojnë kërcënimet afatgjata të të dhënave dhe sigurisë; bashkëpunim parimor i botës së lirë.

Deri më tani mbi 20 vende të NATO-s janë pjesë e rrjetit të pastër dhe kanë zgjedhur vetëm shitës të besuar të 5G-së” është shprehur ai

Gjithashtu ai është shprehur se hidrocentrali i Skavicës do ti sjellë vendit një energji të pastër elektrike.

“Ky është një projekt ambicioz i nevojshëm që do të ofrojë siguri energjetike dhe mjedisore për Shqipërinë. Skavica do i sjellë Shqipërisë energji të pastër shtesë dhe do të eleminojë përmbytjet. Do të jetë një pasuri kombëtare për popullin e Shqipërisë”, ka thënë zyrtari i lartë amerikan.

2 komente në “Sekretari amerikan: Rama është një lider i vërtetë. Pres nënshkrimin për 5G-në, ju mbron nga aktorët malinj si komunistët kinezë”

  1. kalec dega says:

    Ne titull quhet “sekretar”…ne shkrim “nen-sekretar” per zhvillim…
    =
    pres nenshkrimin? apo refuzimin e 5G ?
    =
    banditat e medias qellimisht doni te beni lajme por ju lexon deri ne fund vetem militantet tuaj….
    =
    Meqe e thote nje nen-sekretar amerikan, tani do kemi edhe energji “te paster” nga hidrocentrali


    Mein Got!

  2. @ndi says:

    o kalec o katunar ! Rriji larg olitikes se je komplet rrot kari dhe shkruhet “mein gott” o klluf kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje