Presidenti i Tiranës, Refik Halili, i është bashkuar Ilir Metës, në sulmin ndaj gazetës TemA.
Ai pretendon, ashtu si Ilir Meta, se ne e paskemi quajtur klubin e Tiranës, terrorist.
Gjë që normalisht nuk është e vërtetë.
Halili ashtu e ka hallin në fakt, dhe do të bëjë lojën e Metës.
Por, mirë është të mos luajë me emrin e Tiranës, në këtë lojë të fëlliqur politike, kur akuzon TemA-n se kemi bërë akuza raciste kundër klubit të tij dhe e paskemi sulmuar edhe herë tjetër.
Në fakt, nuk jemi marrë aq sa duhet me të, pasi Refik Halili është një nga borxhlinjtë më të mëdhenj në shtet, dhe e ka përdorur për shumë vite Tiranë, për pazare të pista.
Vetëm dy vite më parë, ai e rrëzoi ekipin nga Superliga, pikërisht prej këtyre pazareve.
Për më tepër thuhet se është futur borxh tek një eksponent i njohur i krimit, përveçse tek shteti.
Ndaj, nëse ka njeri që duhet t’i kërkojë falje Tiranës, është pikërisht ai, Refik Halili, njeriu që e ka përdorur Tiranën për pazare dhe e ka zhytur në borxhe.
Për atë mund ta themi me plot gojën fjalë “terrorist”, por jo nga ata që hedhin bomba e vrasin njerëz, por nga ata që i kanë vënë fitilin e falimentimit prej vitesh Tiranës, që pa mbylljen e syve nga FSHF dhe pa ndihmën e Bashkisë, ndoshta sot do të kishte fatin e Dinamos.
Tani Refik Halili paska gjet si shpëtim Ilir Metën, por duhet ta dijë, se ai është nga ata që merr, jo që jep.
Dhe Halili në këto momente s’ka çfarë jap, se boll borxhe ka.
As mbështetje nuk i jep dot Metës, që kërkon vota nga tifozët e Tiranës, pasi Halili është njeriu më i padëshiruar nga tifozët e Tiranës, për shkak të asaj që i ka bërë këtij klubi për vite me radhë.
Ik o coban tepelene se Po te ha dhia gazetat. Keshtu eshte kur I jep fuqi cobaneve
Ku di dhia ç’eshte tagjia?
Pse u preke mor katunar? Apo je nga ata te rinjte e Jalës, qe notojnë me urdher te Monës? Debil.
Halili ti dhe pasmaciu jeni miq te disa njerezve ne dardAnele qe ndiqen nga dea shkove ne folene e madhe te gjarperinjve dajti implant. Gjeneral guxoni alba ??.
Deri tani shkrimi numer 3 per Presidentin e Shqiperise , Floririn e Edvin Rames dhe lufta kunder korrupsionit nderrmarre nga celula e Partise, TemA.
Halili eshte mbyt ne borxhe dhe sdi ku ka koken Vitin tjeter Tirona bije ne kategorine e pare Ndeshja me “Young boys” tregoi cfare ekipi jane
Jo vetem shtetit por shume persona ju ka borxhe.nga njerzit me mashtrues ne Tirone.ky eshte Refiku
Kshu osht i gjithe futbolli shqiptar, mysybet…, po ky i ço futbollistet ene nxhami…daha ma keq muhabeti…
Kontolli larte i shtetit duhet te kaloji ne ska at F.Sh,F me ne krye A.Duken
per fondest qe jep shteti per kete institucon,ndersa U E FA duhet te shikoje ligjeshmerine e corganizimit te futbollit ne Shqiperi Futbolli ne Shqiperi eshte abandanuar nga qytetaret stadiumit te boshatisur.Nuk lihet futbolli ne dore te Krimit,ne dore teDukes ,ne dore ‘re presidenteve qe nuk kane lidhje me futbollin e paster,Ate duhet ‘te largohen urgjente sepse kane shkateruse ekipet legjend Dinamo,Tirana,Partizani,Flamurtari,Vllaznija Besa,Tomorri,Luftetari,Lushja
Prof Dr 2025, Kalec Dega, nderroni fyellin se ju eshte ndryshkur.
Cudi tirana mbeti ne dore te ketij injoranti. Ka plot biznesmen qe mund te investojne dhe trajtojne ekipin e tiranes ne menyre dinjitoze. Loja e Metes mund ta zhysi tiranen ne faliment. Futbolli jashte politikes.
Asnje businessman i ndershem dhe serioz nuk investon ne futboll.Arsye ka shume,por investimi eshte nje grope e madhe.Shumica e presidenteve te tanishem,jane mbyt ne borxhe,lere pastaj per nivelin intelektual,dhe bisneset qe bejne.