Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka braktisur përfundimisht misionin e tij si simbol i Unitetit të Kombit dhe një president mbi palët, duke marrë rolin e kryeopozitarit, deri në banalitet.
Nëse kreu zyrtar i opozitës Lulzim Basha në daljet e tij publike, merret ndoshta vetëm njëherë në ditë me kundërshtarin e tij politik, kreu i shtetit e fillon dhe e përfundon ditën me sulme ndaj kryeministrit Edi Rama, duke mos lënë pas dore as ditët e shtuna dhe të diela.
Një President që bën opozitarin me kohë të plotë, gjatë gjithë ditës bashkë me gjithë stafin presidencial që paguhet për të qënë “roje” e Kushtetutës, e zbatimit të ligjit dhe e qëndrimit mbi palët në Presidencë, merret me përpunim videosh, postim deklaratash dhe turli marrëzirash që dhe pa këto jeta e shqiptarëve është mjaft e rënduar.
Ditën e dielë Ilir Meta, pasi ka bërë një shëtitje në një pyll gështenjash, lëviz me karburantin dhe makinën e shtetit, ka përzgjeedhur disa citime të konkluzioneve të raportit të ‘Freedom House’, për Shqipërinë, gjatë kohës së pandemisë.
Duke i nxjerrë jashtë kontekstit, e duke mos i krahasuar me vendet e tjera, Presidenti akuzon qeverinë dhe Ramën se vendosën Juntën për të bllokuar qytetarët të dalin në kohën e pandemisë.
Me anë të një postimi në në rrjetin social Meta shprehet se konkluzionet e Organizatës “Freedom House” për nivelin e demokracisë në Shqipëri gjatë pandemisë COVID-19, konfirmojnë qartësisht se vendi po rrëshket me shpejtësi, për shkakt të ngërçit dhe në sistemin e drejtësisë.
Meta shkruan se janë alarmante të dhënat e raportit se krahu ekzekutiv që ishte edhe më parë dominues në këtë sistem, u fuqizua edhe më shumë.
Gjithashtu ai solli në vëmendje dhe paketën antishpifje për të cilën shkruan se pavarësisht se është kundërshtuar fort, ajo vijon të kalojë në procesin parlamentar.
Sipas Kreut të Shtetit shqiptarët po përgatiten për Referendumin më të rëndësishëm në këto 30 vite kundër tiranisë dhe babëzisë së një bande, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as të drejta të njeriut.
Këto janë me pak fjalë evidentimet kryesore të raportit të Organizatës “Freedom House” për nivelin e demokracisë në Shqipëri gjatë pandemisë COVID-19, që sipas Metës konfirmojnë dhe shqetësimin e LSI dhe PD se vendi po rrëshket me shpejtësi drejt një junte me “grusht të hekurt”.
Ndonëse kjo organizatë është treguar shumë e ashpër dhe për vende të tjera me demokraci të zhvilluar, të cilat në kohën e pandemisë u detyruan të vepronin me ashpërsi për izolimin e qytetarëve dhe bllokimin e përhapjes së pandemisë, Presidenti Ilir Meta ngre shqëtësimin në mënyrë publike sikur vetëm në Shqipëri ka pasur izolim.
Për hir të së vërtetës, shqiptarët e kanë marrë “lehtë” këtë acarim të vonë të Metës për shkeljen e demokracisë në kohën e pandemisë së koronavirusit ku njerëzit u izoluan dhe dolën vendime të rrepta si penalizime për shkelësit e karantinës. Që dhanë dhe rezultat për mbrojtjen e jetës!
Themi kështu, pasi vetë Presidenti Ilir Meta i mbështeti të gjitha masat drastike të qeverisë së Ramës. Madje u bë palë me Ramen e qeverine dhe në thirrjen për qytetarët që të respektojnë rregullat dhe vendimet e dala në këtë periudhë nga qeveria, si një masë për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Dhe nuk është se masat nuk dhanë rezultat, por nga ana tjetër pati dhe një “dashuri” sezonale mes Ramës dhe Metës, pikërisht në këtë periudhë pandemie.
Kjo “dashuri” politike Rama-Meta gati tronditi themelet e koalicionit opozitar, duke arritur deri atje sa dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ta mohonte bashkëshortin e saj Ilir Meta. Themi për pjesën politike, pasi për pjesën tjetër pavarësisht zërave nuk ka asnjë prove dhe fakt që të ketë ndodhur.
Ajo që na bën më shumë përshtypje, është fakti se Meta beson shumë në raportin e organizatës “Freedom House”. Dhe nuk besojmë se bën ndonjë mëkat, vetëm se na kthen pas në kohë.
Pikërisht dy vite më parë, organizata “Freedom House”, në prill të vitit 2018, publikoi gjetjet për nivelin e demokracisë në Shqipëri për vitin 2017.
Sipas konkluzioneve të këtij raporti të “Freedom House”, Shqipëria është në kategorinë e vendeve me demokraci në tranzicion ose regjim hibrid, ndonëse ka shënuar një ngritje të lehtë në pikët e përgjithshme, falë zgjedhjeve të fundit, 25 qershorit 2017, që u zhvilluan të qeta.
Në kapitullin për Shqipërinë të raportit të përvitshëm të organizatës Freedom House “Vendet në Tranizicion”, një përmbledhje të së cilit e përgatiti Zëri i Amerikës, thuhet se arritjet në luftën kundër korrupsionit u zbehën nga zgjedhja si president i Ilir Metës, “i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit” .
Por nuk ndalen me kaq konkluzionet e organizatës “Freedom House” për Shqipërinë, teksa paraqet dhe vështirësitë e implementimit të Reformës në Drejtësi dhe ngjitjes së njerëzve më të korruptuar në vend në krye të shtetit.
“Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e PS.
Në vitin 2011, Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar”, thuhet në raport. Ndërkohë që në këtë rast Presidenca reagoi fort.
“Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë.
Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore.
Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale.
Nëse ‘Freedom House’ është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar. Për këtë qëllim jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me Freedom House”, reagoi Presidenca të atë kohë.
Tani organizata “Freedom House”, ose përdoret ose nuk përdoret, pasi rrugë të mesme nuk ka.
Por me sa duket Meta ka qënë gjithnjë në “ciklonin” e goditjes së organizatave dhe vendeve partnere si njeriu më i korruptuar në vend dhe largimi i të cilit, ndoshta dhe burgosja e tij, do t’i hapte rrugë integrimit të Shqipërisë në BE.
Deklarata tjetër ka trazuar politikën në vend, letra drejtuar Kongresit nga Adriatik Llalla: Donald Lu më ka kërkuar arrestimin e Metës
Donald Lu, kërkoi arrestimin e Ilir Metës, kur ai ishte kryetar i parlamentit, gjë që u refuzua nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Kërkesa e ambasadorit amerikan në Tiranë u bë në 2016-n në Zyrën e Llallës, u zbulua kur në faqen e ëebit të Kongresit amerikan u publikua një informacion i dërguar nga prokurori Llalla në lidhje me ndikimin e George Soros në Shqipëri.
Në faqen gjashtë të një raporti të gjate 18 faqesh Adriatik Llalla shkruan se: “Në një mënyrë jodiplomatike dhe kundër normave të Konventës së Vjenës, Ambasadori Lu më ka sugjeruar se duhej të arrestoja kreun e Parlamentit, njëkohësisht kreun e LSI, Ilir Meta”.
Sipas kësaj letre të dërguar nga Llalla thuhet se, në vlerësimin e Donald Lu, kreu i parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën në Drejtësi.
“Arrestimi i tij, shkruan Llalla, do të ndihmonte, sipas pikëpamjes së ambasadorit përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
Por, Llalla thekson se një kërkesë e tillë, tërësisht e papërgjegjshme, e kishte detyruar atë të ndërpriste takimin, teksa i kishte shpjeguar ambasadorit amerikan se arrestimi i një personi, përfshi një zyrtar të lartë, bëhet vetëm mbi bazën e provave.
Kur ishte në detyrë Llalla nuk e nxori emrin e politikanit qe Lu kërkoi te arrestohej, por deklaroi se i gjithë sulmi i ambasadës amerikane ndaj tij vinte si shkak i këtij refuzimi.
Kërkesa e Lu-së me gjasë ka ndodhur në korrik të 2016-ës, pasi Ilir Meta në një konferencë për shtyp përpara gazetareve iu përgjigj indirekt ambasadorit Lu.
“Ç’është kjo retorikë: Hajde takohemi, po ti s’do të takohemi se ke frikë se do të fus në burg. Nuk ka kompromis me burg. Kompromisi nis “Unë do shkoj në burg, jo ti nëse kam shkelur ligjin”. Le të hetohem deri në fund”, shprehej Meta në Korrik të 2016-s.
Por me rëndësi është se Ilir Meta ka të paktën gjashtë vite që është një kandidat potencial për të qënë në burgun e sigurisë së lartë si njeriu më i korruptuar në vend, gjë për të cilin me sa duket nuk janë kundër as partnerët tanë ndërkombëtarë.
Prandaj Meta ka bllokuar dhe bllokon drejtësinë. Ndërkohë që nuk lë rast pa sulmuar qeverinë, mediat që e kritikojnë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, sa herë që i shtrëngohet “laku” nga drejtësia e re./M.Nikaj-TemA
Po se e zgjodhi Rama president kur e dinte qe Meta ishte super i korrupruar. Rama duhet denuar sepse ka vleresuar me nje detyr me te lart nje super hajdut.
Ja nje shkrim tjeter ku sulmohet me inat dhe hakmarrje Presidenti i Shqiperise, Floriri i Edvin Rames.
President duhet te zbatoi kushtetuten
Mos I botoni asnj shkrim qe nuk duhet ta beje
ANTISHQIPETAR nuk duhet te jet
DREJTESI DREJTESI ne SHQIPERI
POPULLI nuk ju BESON
Jo got per keta plera
Lu Lu i peshkut qe KokeQepa e Gramshit i kishte nje dosje.
=
Me qe ra fjala, pse nuk po ndihet njeri per ish – kryeprokurorin pa shkolle te mesme?
Egzakt.
Kjo inkriminon direkt edhe Edi Ramën që pse e zgjodhi aty.
Ishte vetëm me qellim qe të binte rehat për punët e tij.
Dhe mos bërjen e reformave …!
– per antaresimin ne BE qeverrise Shqiptare.
Por ky Lajm-Kushte u kalua ne Heshtje nga Qeverria e paafte,
qe vazhdon t’i trajtoje Bandat Kriminale PD-LSI si Parti Politike,
duke jovetem nuk ndermer asnji aksion Politiko-Ligjore vs
Esadisteve qe i njeh sot shqiptari dhe Bota,
por i financon ,ky Shtet – Qeverri idiotesh/bukeshkale ,
duke harxhuar Miljarda e ndjekur shqiptaret nga Shqiperia ,per
shkak te paaftesise dhe vullnetit te mire , qe te plotesonte Kushtet per antaresim.
Amerika &BE i dhane Shancin Qeverria e beri si Lopa e gjujti me kembe ?
Rama do t’i nxjerri geshtenjat nga Zjarri, me Duart e Amerikes
dhe Shtetin t’ja dhuroje per Festat e Krishtelindjeve Bota
dhe vet,te ngroj bolet ul ne poltronin e Kabinetit ne KM
e bej batuta ne FB
Thirri mendjes o qeverri hipokritesh te Papergjeghshem.
Edhe sikur hajduti më i madh në botë të ishte Meta, kush mutin është Donal Lu të urdhërojë arrestimin e kryetarit të parlamentit të Shqipërisë? Kjo tregon që ambasada amerikane në Shqipëri është tentakulë e Sorosit që do të kontrollojë reformën në drejtësi që të vendosë diktaturën e iluminatit në këtë vend. Kështu ata mund t’i lejojnë vetes të kërcënojnë këdo politikan që nuk iu bindet çmendurirave të tyre, që të bëjnë ç’të duan me këtë vend dhe me këtë popull. Ky quhet pushtim në kohë moderne i një vendi, pa luftë, vetëm duke abuzuar me postin dhe pushtetin, duke bërë presione.
Ok ok Tema sa ke shpuar oktapod in meta me thelle me gjere do operacion radikal.
Me këtë foton e keni qarë. ?
Foto që flet sa për 1000 fjalë e 100 komente.
De-Marketing më të madh nuk ka…
Ky është Likja i vërtetë .
(Përshëndetjen si duket ja ka mësuar Monika, se ajo ishte “legaliste” (s’kam gjë me legalistët) por kjo Përshëndetja….se besoj se nga SK ky nacional socialist, ka më shumë gjasa varianti i Monikës.!)
E si te mos shifet si simbol i korrupsionit? Gjith bota qe ka nje fare interesi te dije per Shqiperine,e pa me ze e figure si i shiste Likja pasurite kombetare atij qe paguante cmimin e majme per te.Nuk mund te harrohet,Gimi qe ofronte 700 mije.Ajo video ishte vete nje fakt qe ju doli nga dori dhe arriti tek publiku,po te tjerat? Ku shkusn parate e rruges se kombit qe akoma nuk eshte perfunduar? Ku shkuan parate publike te privatizimet te Keshit dhe demet qe u krijuan shqiptareve me nje kompani te tille qe bleu me para ne dore funksionaret e shtetit shqiptar? Ku shkuan parate publike te privatizimit te hapesirave publike? Ku shkuan parate publike te shfarosjes se armatimit te ushtrise,qe ishin tunele e depo me miloona e miliona dollare gjendje ne materiale e ushtarake?Ato vilat ne Lales,femijet neper shkolla me prestigj te larte nderkomberar,jashte Shqiperise, si dalin llogarite me rroga shteti?po ato apartamentet,tashme te ditura publikish qe familja Meta i shiti,nec’menyre u bene pronare te tyre? Kush ja dhuroi? Dhe perse? C’mori nga familja Meta ne kembim?A ka njeri ne Shqiperi qe nuk e di kush ka qene,dhe kush eshte Ilir Meta?
Kush e zgjodhi? Petrit Vasili? Edushka si eshte….
Shan hajduti hajdutin dhe te dy shajne hajdutin .
O molla e pa dijes Donald lu nuk dha emer por shigjetat aty shkonin se peshku i madh presupozohej Like floriri fjala e tij shkonte per prokurorine qe ti molla e pa dijes e di si i kane regulluar me kohe prokuroret dhe gjyqtaret Sala bashk me like hajdut floririn qe te mos ju hynte gjemb ne kembe edhe vetingun keta e dinin qe do merte shume vite sic dhe mori me shpresen qe do ju vinte radha per te mare qeverine por ketu ne kete mes eshte faji i ketij fyellit te gjate qe sju gjeti vendin ketyre pacavureve
Po lidhjet e ketij hajduti me ze e figur,me almir rrapon drogaxhi e kriminel,pse nuk i nxjer ambasada.
Po si e derguan shefin e shtabit luan hoxha ne usa,pse nuk e tregon ambasada
Sikur në shqipëri të kishte tv dhe gazeta siç duhet,
duhet të trazmetonin videon e vjedhjes nga mëngjesi në darkë
derisa të jepte dorëheqjen.
Siç ndodh në shoqëritë demokratike.
President duhet te zbatoi kushtetuten
Mos I botoni asnj shkrim qe nuk duhet ta beje
ANTISHQIPETAR nuk duhet te jet
DREJTESI DREJTESI ne SHQIPERI
POPULLI nuk ju BESON
Jo got per keta plera
Njoni M e tjetri Khake vete e zgjodhem kete Nafake
Po ju sjell verdall peshngritsi Cepanit e po luan kukamcefti me ter kalbesiren e pazot, qe jan te dhier e i vin verdall pa e rrasur brenda, kur ska qen rrugac qe nuk di ate pasuri te pajustifikuar dhe pazaret majtas e djathtas pa pik turpi, qe ta mbroj familjarisht mullarin e mutit, qe duket edhe “naten” e jo “diten” per Diell ! Nje her na e shpeton LLalla,pastaj Sala e ne fund ky dhjaksi ma ben edhe president ! Po ata, po aty e ne po aty ! Kercenojn paturpesisht ,hidhen ne sulm e shkelin cdo moral politik e kushtetus ,sepse duhen pazare ,duhen garanci te vazhdojn “sundimin”e per popull as qe duan te din ! Amerika or ti Moll e shartume ,esht i vetmi vend , qe koha tregon se nuk don shperberjen e Shqiperis dhe mos haro qe ajo Amerik cliroi shqiptaret tej kufirit nga armiku historik i ter shqiptareve ,qe klyshet e tij me doktor mortjen, desh na cuan ne humner , ! Amerika dhe jo ambasadori Lu kan te drejten te na hapin syt , te na sugjerojn e te tregojn rugen e pastrimit, te ksa haleje qe spo pastrohet ! Dhe kte po na e tregon hapur me ndalimin e hyrjes atje, te ktyre hienave e kanibaleve antishqiptar ! A nuk te mjafton kjo ???? Burgu dhe vetem burgu i ktyre banditeve do bej kte popull aq te vuajtur e te dhunuar te shpresoj ……..
Freedom house ka thene qe zgjedhja e presidentit ishte skandal
Pra se ka me meten por me ate qe e zgjodhi
Z.mere lodhesh kot qe sulmon presidentin ske nga e sulmon pa implikuar ramen
Pra merru vetem me moniken ste ka ngelur gje tjeter
Ore Merat, di të lexosh artikullin ti apo jo? Ai ka folur me emër. Çfarë shigjetash leshi apo peshqish të mëdhenj? Këta lloj ambasadorësh si Lu apo të tjerë janë thjesht marioneta të Sorosit. Fyelli i gjatë nuk i gjen dot vendin asnjërit se është thjesht një psikopat hajdut, një teatroxhi në politikë. Atij i do gjetur vendi në çmendinë apo burg dhe jo të dalë përditë në TV të na japë mend e të shesë pordhë për gjëtat që nuk bën e që vetëm vjedh e tallet. Atij i umtë kur edhe nëpër forume ka futur bythëlëpirësa me pagesë që sa hap gojën me të drejtë ndonjë opozitar kundër pushtetit, fillojmë lehin kundër. Edhe Enveri kështu e mbajti diktaturën 45 vite, me spiunë, me qenër, me gënjeshtra dhe persekutime. Sidoqoftë ti Merat, ta provojë Rama ta haje mollën e dijes dhe e shohim mirë atë padijen që thua ti sr kush e ka. E sheh Ramën në axil pastaj. Kështu që informohu mirë mbi dijen time që mos t’ja fusësh pordhës kot herë tjetër. Gomar me pagesë!