Përleshje e përgjakshme mes familjes shqiptare dhe rumune në Itali

5 Tetor 2020, 21:35Kronika TEMA

Një sherr masiv mes një familje shqiptare dhe një rumune ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Caprarola., ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Mediat në Itali bëjnë me dije se përleshja ka qenë e dhunshme, pasi dy familjet janë qëlluar me thikë dhe mes të plagosurve është një i mitur.

Nga spitali nuk jepet të dhëna për gjendjen e tre të plagosurve, ndërkohë dhe policia nuk ka bërë të ditur identitetet e tyre.

Dëri tani mësohet se Karabinierët kanë arrestuar dy shqiptarë për dhunë dhe rezistencë. Po ashtu në komisariat janë  shoqëruar dhe 5 rumun, të cilët u përfshinë në përleshjen e përgjakshme.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza për tentativë për vrasje dhe mbajtje e paligjshme e armëve.

2 komente në “Përleshje e përgjakshme mes familjes shqiptare dhe rumune në Itali”

  1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Kjo eshte kolofara turkoshqipfolese,mega problem kudo ne bote…..

  2. Kim été says:

    Që prej Janarit 1996 s’kam qënë në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje