Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar sot se policët që dalin pa punë nga reforma në Policinë e Shtetit, do t’i dërgojnë në ruajtje të shkollave. Në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore ka kaluarligji i ri i Policisë së Shtetit.
Në projektligjin e ri vendoset krijimi i Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar.
Komiteti harton e publikon të dhëna mbi studime që identifikojnë shkaqet bazë të krimit, kontrolle sigurie, tendencat dhe kërcënimet e krimit të organizuar, rrethanat në të cilat vepron krimi i organizuar, grupet profesionale dhe teknologjitë e përfshira në kriminalitet, duke përfshirë palët shtetërore dhe jo shtetërore, efektivitetin e efiçencën e ligjeve, të politikave dhe të planeve të masave për të parandaluar e për të ulur krimin e organizuar, përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Ndërkaq, në këtë draft parashikohet një reformë e thellë në Policinë e Shtetit, ku një pjesë e madhe oficerëve dhe policëve sipëm moshës 55 vjeç dalin në reformë për t’u zëvendësuar me të rinj.
Ndërkaq, në radhët e policisë do të ketë edhe kritere të rrepta të normave fizike të formës trupore. Për këto policë, dikur doli edhe një dokument policie që i quajti “policë barkderrë” për të cilët pati edhe polemika të shumta.
Në komisionin parlamentar të Ligjeve, Lleshaj deklaroi se punonjësit e policisë do të kalojnë si nëpunës civil, duke i futur si roje në shkolla./shqip
Me mire me dele se ate e bejne fiks kurse ti bohu Rome shkolle o buf
Nje mendim gjenial i Leshit! Apo ka frike se do duket si plesht para barkaluceve qe duhet te rruhen me shume nga Covid se lehjet e nje qeni qe zor se te kafshon.
Çoji roje vreshti me mir.
Qe ti bojn yzmet barkut.
Policia e shtetit për çdo komisariat duhet të ketë terrene sportive dhe palestra. Duhet program stërvitor i rregullt me shkollë dhe me rigorozitet që policët të djersitje dhe të mbajnë trupin në formë si në të gjithë botën.
E para eshte mungesa e stërvitjes që rrit barkun dhe e dyta është kequshqyerja. Pagat e policëve janë të vogla dhe është hequr ushqimi që e kishin si normë.
Është për t’u habitur ! Flitet policë barkderra !
Po pse nuk nxjerret shkaku pse bëhet barku i policit si derr ? Duhet të luftohet shkaku jo polici !
KA TE DREJTE ,DUHEJ BERE ME PARE POR NUK ESHTE KURRE VONE, ” BARKDERRI “NUK LIDH DOT KEPUCET E TI E JO TE MBROJE POPULLIN E TE KAPI KEQBERESIN ,QE NE PERGJITHESI ESHTE I PREGATITUR FIZIKISHT,DJEM TE RINJ DHE TE PREGATITUR FIZIKISHT KA SA TE DUASH ,QE TE PERFAQSOJNE EDHE FIGUREN E SHTETIT NE BOTE