Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thënë sot në emisionin “Open” se do ta kallzojë në SPAK kreun demokrat Basha. Veliaj tha se disponon disa fakte ndaj Lulzim Bashës.
Sipas Veliajt, lideri i opozitës ka marrë një makinë luksoze nga kompania që operonte në Unazën e Astirit.
Ndërsa shtoi se kryetari i opozitës ka mashtruar, ku ka thënë se pallati ku banon i është dëmtuar nga tërmeti, kur në fakt sipas Veliajt pallati ishte i padëmtuar dhe i banueshëm.
“Basha për tre vite bllokoi Astirin. Por kur ai ka marrë nga kompania atje një makinë, kjo ka 64 transaksione. Por kur t’i merr një dhuratë nga kompania dhe e lë protestën sikur të mos ketë ndodhur asgjë, atëherë do të thotë që tallet. Banorët e Astirit i njoh shumë mirë, ka 80.000 banorë.
Fushata duhet të ketë fakte, mbi faktet duhet të ndërtohet e vërteta. Kur ti ke ardhur në këtë televizion punëdhënësi të ka pyetur çfarë ke bërë më përpara. Kjo do të ndodhë më 25 prill. Populli shqiptar me të drejtë do të thotë çfarë ke bërë më përpara.
Qëllon që të dy kanë punuar në Tiranë dhe po shkojnë për të marrë një punë më të madhe. Kjo është letra që unë mezi po pres të shkoj në SPAK. Kur Edi Rama shkonte të bënte shtëpinë e të tjerëve, Basha shkonte të fotografonte shtëpitë e oligarkëve.
Përse duhet një njeri që kandidon për kryeministër dhe thotë që më është prishur pallati. Kam folur me administratoren dhe më ka thënë që pallati nuk ka rrezikshmëri dhe është i banueshëm. Këto do i dërgoj të gjitha në SPAK. Shton kate pa leje, refuzon të shkosh në prokurori.
E para punës kam fituar 15 nga 15 gjyqe. Ky pallat është i padëmtuar. Në momentin që shqiptarëve iu dëmtua shtëpia, kryetari i opozitës fotografonte vilat e veta”, tha Veliaj.
“Basha i dha vetes leje për kat shtesë”, Veliaj nxjerr blof kreun e PD, tregon bisedën me administratoren e pallatit të Bashës
Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Lulzim Basha në kohën që ka qenë në Bashkinë e Tiranës ka firmosur leje për veten e vet për të bërë një kat shtesë. Duke folur në Tch, Veliaj tregoi edhe një takim me administratoren e pallatit të Bashës, e cila tregoi se të gjithë banorët jetojnë aty pasi pallati nuk ka asnjë dëmtim strukturor dhe asnjë rrezikshmëri.
“Tani në një vend normal nëse kryetari i Bashkisë i jep leje vetes së vetë dhe thotë: Vendosa të miratoj leje zhvillimore për Z. Lulzim Basha dhe këtë e firmos vetë Lulzim Basha. Tani kjo është në konflikt interesi në çdo vend të botës. Jo vetëm nuk ke fytyrë më të dalësh të kandidosh, nuk ke fytyrë të dalësh të kandidosh.
Kur Edi Rama shkonte të bënte shtëpitë e të tjerëve, Lulzim Basha ishte shumë i zënë të kapte vilat e oligarkëve. Tani ky ndërtuesi këtu që PD i thotë tërë ditën je oligarkë, je kriminel, je i korruptuar, pastron paratë. Dhe pse duhet që një njeri që kandidon për kryeministër duhet që të gënjejë dhe të më thotë që më është prishur pallati.
Ndërkohë jam takuar me zonjë Fatbardha, administratorja e pallatit, i gjithë pallati është aty. Ja raporti i inxhinierve. Objekti nuk paraqet dëmtime strukturore dhe nuk ka rrezikshmëri për banorët e tij. Pra kur një njeri gënjen, në një vend të botës do të futej në burg vetëm për përhapje paniku.
Jo vetëm kaq, i jep leje vetes tënde, shton katet pa leje, refuzon të bashkëpunosh me INUK-un…Po të them që e la protestën e Astirit dhe ka një konflikt interesi sepse kontraktori dhuron makina për kryetarin. Imagjino çon njerëzit të rrihen, çon demokratët qoftë edhe këta 70-80 veta e Astirit të rrihen edhe të shqyhen dhe e mbyll me një makinë lojën, kjo është shumë e rëndë”, tha Veliaj.
Veliaj: Kemi një vijë të madhe ndarëse, PD mendon për listat për zgjedhje, ne për të zgjidhur hallet e qytetarëve. Anetaresia e PD po e braktis Bashën, po vijnë në PS
Kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik për Tiranën shprehet i bindur se PS do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 25 prillit. Veliaj nënvizoi se shqiptarët e kanë të qartë dallimin mes dy alternativave, asaj të PD që shqetësohet veç për emrin në listat e kandidatëve për deputetë dhe PS që ka fokus si të përmirësojë dhe t’u vijë në ndihmë atyre që kanë nevojë.
“Ajo që po shohim është që kampet po flasin për tema të ndryshme. Ne po shohim opozitën që flet për listën elektorale, pra listën e 25 prillit dhe shqetësime të tipit “ku jam në listë; ku do jem në listë; sa është pragu”. Ne nuk po flasim për këtë listë.
Unë po flas për një tjetër listë, për listën e shkollave që po ndërtojmë, për listën e shtëpive që po u japim çelësa dhe unë besoj që ne këtu kemi një vijë të madhe ndarëse.
Të dyja palët po flasin për lista, por njëra për listën e interesit të vet dhe një tjetër për listën e qytetarëve të cilët e kanë mandatuar të zgjidhi këto shqetësime siç janë tërmeti që ju me të drejtë e përmendët, që do jetë një temë e kësaj fushate.
Pyetja për një njeri, cilido socialist, demokrat, burrë, grua do jetë në orën 4 të mëngjesit kur bie tërmeti, kush e ftillon këtë punë?
Kush i merr frenat në dorë? Kush i jep dum një emergjence të tillë? Ai që në orën 4 kthehet dhe fle gjumë në anën tjetër, që e provuam 4 vite në Bashkinë e Tiranës, apo ai që në orën 4 të mëngjesit të thotë – Lali ku je? Ku janë zjarrfikëset, ku janë vinçat? Ku do t’ u japim shtëpi këtyre që humbën familjet?
Pastaj si do fillojë rindërtimi i të tjerëve? Kemi kaq muaj ku ata po flasin për listën me pyetjen – Ku jam unë te lista e partisë? Ne jemi duke folur – ku është kjo lista e problemeve dhe si mund të shkurtohet duke zgjidhur çdo ditë nga një hall. Ka një diferencë shumë të madhe botëkuptimesh”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se një votë për opozitën s’ka asnjë garanci sot pasi i kanë dhënë provat që kur merr pushtetin vetëm fle gjumë.
“Një votë për opozitën s’ka asnjë garanci sot pasi i kanë dhënë provat që ose kur e marrin me dhunë flenë gjumë ose e lenë lojën në gjysmë. Unë vij nga Farka ku e gjithë Partia Demokratike u bashkua me PS, vij nga Zall Bastari ku e gjithë Partia Demokratike është bashkuar me PS, bij nga njësia 1 dhe 2 ku shumë prej këtyre partiçkave të vogla janë bashkuar me PS, pse?
Sepse kanë kuptuar që është e vetmja forcë që kur të prishet shtëpia, kur të bie zjarri, kur ke nevojë për ndihmë, kur ke nevojë për asistencë në çdo orë të ditës dhe të natës të bie tërmeti ka një shtet në këmbë”, deklaroi Veliaj.
⚖️⚖️⚖️
Hahahahaha. Vazhdoni vazhdoni se keni fushate perpara dhe ju duhen keto lloj lojrash.
Nuk u duhet ta tendosin shume perin, do ta kepusin. Po krijohet nje klime tensioni ne gjithe opoziten.Ata jane te gjithe ne panik dhe perdite u qartesohet me shume perspektiva e humbjes, me gjithe pasojat mbrapa. Nga ilir meta, Monika, mediu Duka etj. Po nervozohen shume, dhe jemi 7 muaj nga 25 prilli, imagjinoni ne shkurt Mars!? Po tensionuan shume dhe Lulin, sic po ben Veliaj, rrezikojne zhvillimin e zgjedhjeve. Shtoji presionin e partickave ndaj Lulit per pakenaqesite ndaj marreveshjes parazgjedhore, qe duke hequr koalicionet, ne fakt heq perfundimisht qafe keto parti. Shto ketu perspektiven e ilirit e saliut ne bankat e drejtesise, qe ata e kuptojne qe tani cfare I pret, ndaj dhe te pa shprese e te paudhe, do ti bejne presion Lulit per te mos hyre ne zgjedhje.Balla thote qe eshte I sigurt per bojkot pas 25 prillit, Une them se bojkotin do ta kemi perpara, nese Lulit i shtohet presioni nga te gjitha drejtimet. Te Isha si Veliaj, do ta lija te qete Lulin deri ne zgjedhje.Po vazhduan keshtu, opozita do te bojkotoje zgjedhjet.
E gjeti Shqiperia kryeministrin e ri. EV pasi ER ta lerë vendin e KM. Bravo.
Po hë bre lalkë.
Çoje çfarë pret ?
Nqs nuk e çon i bie që je shumë i të 99-ve.
Dhe këto janë vetëm presione dhe shashka elekrorale .
O “buzë qumështi’ I bashkisë që se ku të gjetu Rilindja ty e se çfarë lidhje ke ti me te majtën dhe PS.
Një zot dhe Edi Rama e di (kjo s’do të thotë se Edi është zoti ose dhe zoti Rama )
Veç nqs jeni aty me marr PS peng…!
Po mire Basha mori Benzin e shtrenjt duke shantazhuar kompanin, po athere pse ju mbeshtesni dhe i jepni nje kontrate pre milonash nje kompanie qe promovon dhe nxit korrupsionin…!? Apo je bo xheloz se s’te doli gjo ty… Pse s’tregon sa more ti dhe shefat e tu per unazen!? Ik more pleher se nje mut jeni te gjithe, si PD-ja, LSI-ja e PS-ja, ju vetem nje qellim keni s’i te xhvatni dhe mbushni xhepat. Ju bertisni dhe ulirini se do te veni drejtesi e do te luftoni korrupsionin ne prag te zgjedhjeve, por kur vini ne pushtet as qe ju rruhet trapi per popullin, dhe premtimet i harroni shume shpejt. Fatkeqsisht c’do gje mbete shume zhurme per asgje…, dhe avazi vazhdon. Si eshte e mundur qe ne nje vend ku korrupsioni ka arritur permasa te perbindshme dhe akoma nuk ka asnje peshk te madh te cuar para drejtesise, si eshte e mundur qe te njejtet politikara jane akoma ne pushte prej 30 vitesh pa u hyre asnje gjemb ne kemb, por thjesht vazhdojn rotacionin e pushtetit. Spaske nje bije apo bir nene qe te jet me i mire se Sal-lehi, Lulukja, Likja, Mona, Palla i gjat apo Velikari (ose me pershtat Varikari)…!? Te gjithe ne si popull, qofshim demokrat, socialist apo leshista duhet te jemi te trishtuar nga kjo gjendje e pashpres e krijuar nga keta monstra, qe pushtetin e kerkojn dhe e perdorin per te mbrojtur pislliqet qe i kan ber keti populli e vendi per vite me rradhe. Pas shume dekadash ne shporrem nje sistem te urrur qe n’a shtypi per 50 vjet, por akoma durojm dhe mbrojm pjellen pseudemokratike te dal nga ai sistem i felliqur, akoma vazhdojm te mbeshtesim dhe adhurojm vemjet si Sahleshi, nje prostitute si Luluka, nje koketrash president si Like Floriri, nje baxhelle me plot kuptimin e fjales, Monen, nje Pallosh qe akoma s’ka arritur te gjej identitetin e tije, nese eshte socialist, demokrat apo fashist, nje plesht si Brracja, cimke si Taulanti apo nje gjethe fiku si Velikari… E kuptoni o Popull se nga kush dretohemi. Prandaj shpresa per ndryshime s’mund te ket, per sa kohe politika te jete e uzurpuar nga keta sharlatan. Te gjithe nje mut jan!
Tirana nqs ka bere pak Proges e ka bere vetem kur e drejton PS . Lali munde te jete pak ose shume BQ por me Lulin nuk krahasohet fare se Luli eshte edhe BQ edhe Kriminel se i ka duaret me gjakun e atyre qe u vran ne Bulevarde. Disa here ka then do kaloin mbi Trupin tim per ate ose kete Ceshtje dhe prap eshte terhequr. Po te besh nje liste verejtjesh per PS eshte shume e gjate lista,por qe te kete budall te besoin se po erdhi Mona me Lylin do te behet me mire Shqiperia kjo eshte hapu DHEEEEE.
Bravo Veliaj,por para se te dergosh ne SPAK Bashen,me pare dergo PAMFLETIN,qe ka denoncuar drejtorin e zi te bashkise tende,Taulant Tusha per korrupsion qindra milion euro!
Nuk e ben se je edhe vete brenda?