Listë kompromisesh në Tiranë për bashkitë e lëna dhe Teatrin. Berisha e Basha s’futen në votim

9 Tetor 2020, 12:40Politika TEMA

Një listë kompromisesh mund të quhet lista e Lulzim Bashës për qarkun e Tiranës, ku përfshihen në të ish-kryetarë Bashkish si Fiqiri Ismali dhe Xhelal Mziu që u detyruan të lënë garën për Vorën dhe Kamzën pas vendimit të PD për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale, ish-funksionarë  në kohën e Sali Berishës si Erzen Breçani, Alfred Rushaj apo edhe Arben Ristani ish-sekretar i Përgjithshëm i selisë blu.

Në listën e kandidatëve për deputetë futet për herë të parë edhe regjizori Robert Budina i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i cili deri një muaj më parë mohonte çdo zë se do të përfshihej në parti politike, për të shkuar më pas edhe tek futja për herë të parë e një emri futbollisti; Andi Lila apo edhe aktorit, Julian Deda.

Ndërkohë, janë zhvendosur në Tiranë Agron Shehaj që garonte në Vlorë në zgjedhjet e 2017-ës, Flamur Noka nga Kukësi po në Tiranë, Genc Pollo gjithashtu zhvendoset nga Fieri, ndërsa vijojnë në garë në të njëjtën listë si në 2017-ën, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Grida Duma, Oriola Pampuri, Enno Bozdo, Gent Strazimiri dhe Halim Kosova.

Në listën për Tiranën mungon emri i Lulzim Bashës, Sali Berishës apo Bujar Nishanit. Emri i Sali Berishës nuk do të kalojë në votim, ai do të përfshihet tek kuota e 20 % të listës së kandidatëve që do të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së, si personalitet politik me kontribut të gjatë në parti…Ashtu siç kalon automatikisht edhe emri i Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Në këtë 20% parashikohet të futen edhe emra të tjerë nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes…(si)

4 komente në “Listë kompromisesh në Tiranë për bashkitë e lëna dhe Teatrin. Berisha e Basha s’futen në votim”

  1. shoku says:

    Populli thot : ” Hiq nga anet e fut ne mes” Po te njejtet njerez,te cilet kane qene deputet . Kjo me kujtoj kohen e PPsh. Vit per vit, ne tribunen e mbajtjes se mitingut per nder te festave ,apo dhe kur vinte ndonje udheheqes shteti, do te shikoje te njejtit fytyra si per burra dhe per gra. Pra presidiumi i festes ishte i pa ndryshuar. Edhe pse festrohej 1 Maji, si festa e pune toreve, ne tribune dilnin po ata qe kishin qene ne festat jubilare te c;irimit….. Nuk thone kote : ” bem baba qe te te ngjaj” Edhe keta shume gjera i kane trasheguar nga PPSH. Po,po , s’ka shaka , deputetet u zgjodhen nga baza.

  2. Myzeqari demokrat says:

    Pse nuk thoni se Lulushi i paska” 100% listat e hapura”.

  3. Shkodra says:

    Mut te madh do hani …o bastarde…

  4. lavdosh says:

    Nje gje nuk kuptoj: 20% e 140 deputeteve eshte 28. PD vetem edhe ne endrat e saja me te mira nuk mund te marri me shume se 55 deputete.
    Domethene nga lista prej 1000 vetesh do zgjidhen deputete vetem 27 vete!!!!!
    Per Tiranen: aktualisht 34 deputete, 20% eshte 7, PD do kete maksimumi 14, domethene 140 kandidate per 7 deputete
    Me opcionin e ri me Tiranen me 45 deputete, 20% eshte 9 deputete, PD merr maksimumi 20 deputete
    Thjesht nje maskarade qe vetem nje gjumash enderron qe njerezit jane budallenj.
    Tipike e nje njeriu skuthash dhe jo e nje lideri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje