Nuk ndalet Donald Trump, rinis fushatën për zgjedhjet

9 Tetor 2020, 09:29Bota TEMA

Presidenti Donald Trump, i prekur disa ditë më parë nga koronavirusi, iu kthehet funksioneve publike nga nesër.

Njoftimin e bëri vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë një interviste në median amerikane kur tha se të shtunën do të vijojë fushatën e tij elektorale në dy shtete të tjera.

“Jam shumë mirë me shëndet. Të shtunën do të bëj ndalesën e parë në Florida pasuar të dielën me Pensilvaniane”, tha Trump.

Por nuk ndalin sulmet demokratet. Nancy Pelosi kërkon nga Komisioni Shëndetësor të certifikoje nëse presidenti është në gjendje të qeverisë pas trajtimit mjekësor për koronavirus.

Në lidhje me këtë të fundit presidenti tha se trajtimin që bëri vetë do e certifikojë shumë shpejt ashtu si vaksinën kundër koronavirusit.

1 komente në “Nuk ndalet Donald Trump, rinis fushatën për zgjedhjet”

  1. Mjeku specialist says:

    Sëmundja e Trump me covid-19 është një gënjeshtër e “qepur keq”.
    Sado profesionale të jetë terapia e ekipit mjekësor që u kujdes për të, është e pamundur që kjo sëmundje të kalojë për tre ditë. Siç duket një gripp i lehtë u shit si covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje