Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci ka thënë se pas deklaratave të politikanit serb nga Vojvodina Nenad Canak për 16 varreza masive të shqiptarëve, Shqipëria duhet të inicojë hulumtim në Këshillin e Evropës ngjashëm me atë të Dick Martit.
“Pas deklaratave te Nenad Canakut per 16 varreza masive te shqiptareve ne Serbi, Shqiperia dhe vendet tjera mike te Kosoves duhet te inicojne nje hulumtim ne Keshillin e Evropes te ngjajshem me ate te bere nga Dick Marti, ne te cilin duhet te perfshihet edhe pergjegjesia e kreut te tanishem dhe te kaluar shteteror te Serbise per kryerjen dhe fshehjen e ketyre krimeve ndaj njerëzimit”, ka thënë ai.
Peci ka shkruar se BE’ja nuk mund të vazhdojë integrimin e Serbisë pa i dënuar të gjithë fajtorët.
“Serbia nuk ka pasur dhe nuk ka vullnet politik per trajtimin e ketyre krimeve te tmerrshme. Prandaj, BE-ja nuk mund ta vazhdoj integrimin e Serbise pa i denuar te gjithe fajtoret.
Por, njekohesisht Brukseli duhet ta kete te qarte, se kete nuk mund dhe nuk do ta beje Serbia”, ka shkruar tutje ai./botasot
Te lumte ajo mendja Zoti Peci.Te shohim politikanet tane ketej dhe andej kufirit Shqiptar. Rrofte Kosova Martire. Rrofte populli HEROIK Kosovar.
Kujt i thuaaaa,keta tonit me japin pershtypjen qe nuk e kane haberin fare,qe ju duhet kunder pergjigjur kelyshve te rritur ne vathen e Sllobodanit,me te njejten monedhe,madje me gjithe interesat shtese,qe neser te jesh ne nje pozicion te avancuar ne bisedime te mundeshme.Kelyshet e Sllobos kercenojne stabilitetin e Ballkanit,me drone Kineze,e avione Ruse,pa marre parasysh qendren e sipunazhit Rus ne Nish,me te rendesishmen ne Ballkan,dhe Europa vazhdon ti perkedheli,natyrisht,me pelqimin e Mikronit Francez,ai qe kerkon te zgjoje aleancat e hereshme.Kelyshet e Sllobos notojne te qete ne ujerat e Turbullta te Europes e te Trumpit dhe ne natyrish fleme gjume nga ai krah,dhe ne krahun tjeter,24 ore non stop, jemi te zene me Mic Sokolat e Cepanit,mix perfekt per te ndenjur ne hale edhe per shkullin ne vazhdim.
Propozim shumë i mënçur dhe shumë i drejtë
Po kush te bere kete Km qe darkon pikerisht me njerin qe ishte zedhenese i Milosheviqit e pjesemarrese ne cdo takim per si me i krye e si me mbuluar keto krime?!
Turpi jone eshte qe kemi keso kryeministra qe puthin edhe kriminelet tone edhe japin edhe portet e Shqiperise per to plus asaj kur dihet cfare traffiqe bene Serbia me arme e me droge!
Sherbimet shqiptare ne te dy anet e kufirit nuk jane te sinqerta dhe jane te paafta.Jane te dala nga LDK dhe UDB,ata te Kosoves dhe ata te Shqiperise jane nen kontrollin greko-serbe.Asgje nuk mund te ndodhe,vetem te demtojne me shume proceset e nisura.Po te ishte ndryshe Kosova do kishte tjeter raporti me agresorin,ashtu si ndodhe cdo kundi ne bote.Shifni titujt e disa gazetave te Kosoves,ME KEQ EDHE NE MEDIAT E BEOGRADIT NUK E GJENE.
Siç tha ambasadorja amerikane topin tani e ka Rama me Hotin dhe miqtë e Shqipërisë … të shohim sa shumë i duan shqiptarët dhe të ardhmen e tyre sepse po nuk u dënua Serbia për atë që u ka bërë shqiptarëve, ata Serbët prapë do ri-tentojnë ta bëjnë, krimineli po nuk u dënua e përsërit krimin prapë …