Babai bën gjithçka për të birin, kultivonte dhe kanabis

12 Tetor 2020, 21:09Lifestyle TEMA

Një 66-vjeçar në Terni të Italisë u ndalua nga policia pasi iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme marijuanë në banesë, të cilën ai e justifikoi duke thënë se e kishte kultivuar për të birin përdorues që ai të mos e blinte bimën narkotike në njerëz “pak të besueshëm”.

Personi i vënë në pranga është babai i një 28-vjeçari, i cili njihet nga policia si përdorues i lëndëve narkotike. Për të është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa i biri është ndaluar për shpërndarje.

Megjithatë policia ka nisur një hetim të hollësishëm për babë e bir pasi në kantinën e tyre u gjetën disa rrënjë kanabis, një sasi e gatshme, peshore elektonike dhe një pajisje që përdorej për qeset me vakum, duke rritur kështu dyshimet se ata merreshin me shpërndarje të lëndës narkotike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje