FOTOT: Pamje apokaliptike nga SHBA, 2 uragane shkatërrojnë dhe përmbysin gjithçka

12 Tetor 2020, 11:27Bota TEMA
FOTOT: Pamje apokaliptike nga SHBA, 2 uragane shkatërrojnë dhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goditur brenda gjashtë javësh nga dy uragane të fuqishme.

Pamjet dramatike të xhiruara me dron tregojnë pasojat që uraganet Delta dhe Laura kanë lënë në juglindje të vendit.

Rreth 370 mijë vetë mendohet se kanë mbetur pa energji, ndërsa deri tani raportohet për 2 viktima.

Të dy uraganet, të cilët pasuan njëri-tjetrin brenda 6 javëve, shkatërruan dhe përmbytën sipërfaqe të mëdha, pasi era arriti deri në 240 km/h.

Të shtunën, rreth 10 mijë punonjës të emergjencave dhe 3 mijë pjesëtarë të Gardës Kombëtare u shpërndanë në të gjithë Luizianën për të rikthyer energjinë elektrike, dhe për të pastruar rrugët kryesore nga pemët dhe rrëshqitjet e dheut.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje